Showbiz

Çmimi që Kiara duhet të paguajë për shkak të angazhimeve profesionale qenka goxha i lartë

Çmimi që Kiara duhet të paguajë për shkak të

Kiara Tito, e ftuar në “Wake Up”, tregoi se angazhimet e shumta profesionale, koha që po i merr filmi me Luizin dhe impenjimet në “Portokalli” kanë një kosto shumë të lartë: Më pak kohë me Luna Marinë.

Ajo rrëfeu se kjo periudhë kaq e ngarkuar i ka zgjuar edhe ndjenjën e fajit si nënë e re.

“Nuk e kisha menduar që filmi ka kaq shumë lodhje. Më mërzit pjesa që nuk takoj shpesh Lunën”, tha Kiara me sinqeritet.

Më tej, shtoi:

“Jam me 3 orë gjumë. Jam e angazhuar edhe te “Portokallia” dhe nuk kam ditë pushimi. Më mungon shumë Luna dhe herë pas here më kap ndjenja e fajit”.

Mesa duket, filmi është në fazën intensive, pasi sipas një postimi që Luizi ka bërë në Instagram, në shkurt të vitit 2026, do të kemi një film ku i shohim të dy si aktorë. Deri më tani, nuk dimë gjë se për çfarë flet, por një detaj është zbuluar: ka pakëz romancë.

 

REELS

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

Asnjë luftë nuk fiton më shumë se sa humbet njerëzimi.

Michael B. Jordan fitoi çmimin për Performancën më të Mirë nga një Aktor në Rol Kryesor, ndërsa reagimi në sallë ishte i jashtëzakonshëm. Megjithatë, dukej se askush nuk ishte më i emocionuar për fitoren e tij sesa Viola Davis.

🤓