
Rozana Radin e kemi parë në “BBVA” dhe më tej, në panelin e “Goca dhe Gra”, por prej kohësh, jo në muzikë. Megjithatë, gjërat duket se po ndryshojnë, pasi sipas postimit të fundit, Rozana do të vijë me 3 projekte të reja, të cilat sipas saj, janë “histori jete”.
“Po vij me 3 histori jete. Së shpejti”, shkroi Rozana në një foton bardhë e zi në Instastory.

Me shumë gjasa, projektet do të jenë muzikore dhe do të flasin mbi jetën e artistes, e cila deri më tani ka qenë prezente si tekstshkruese në sferën e muzikës. Presim!