Në 20 dhjetor të vitit që lamë pas mori dhenë lajmi se Nexhmije Hoxha, gruaja e ish-diktatorit Enver Hoxha ishte ndarë nga jeta në moshën 96- vjeçare në apartamentin e saj në Tiranë.
Lajmi u përgënjeshtrua fillimisht nga nusja e djalit të saj të madh, Teuta, e cila tha se Nexhmija ishte shëndoshë e mirë.
Një jave më pas foli vetë ajo:
“Unë u zbavita dhe kam qeshur me atë marrëzi. Isha shtrirë dhe po pushoja si çdo ditë, kur më vjen Pranvera dhe më zgjon. “Ngjallu tha se të paskan vdekur para kohe.” tha ndër të tjera Nexhmija për gazetën Dita.
Si e gjallë në mes të të gjallëve, Nexhmija festoi ndërrimin e viteve përkrah familjarëve.
Tanimë plot 97- vjeçe ajo shfaqet në foto përkrah të birit Ilir, nuses dhe djalit të tyre. Mbi kokat e tyre shihet portreti i ish- udhëheqësit, Enver Hoxha.