
Joycelyn Savage, e fejuara e R. Kelly-t, iu përgjigj familjes së saj, duke mohuar pretendimet se është viktimë ose skllave seksi, pavarësisht shqetësimeve që ata kanë shprehur.
Në një video të publikuar të dielën në mbrëmje, Joycelyn kundërshton deklaratat e familjes së saj, e cila ka thënë se nuk mbështet kërkesën për falje nga R. Kelly, pasi ai kurrë nuk ka marrë përgjegjësi për veprimet e tij dhe sipas tyre, ajo është ende nën ndikimin e tij.
Joycelyn thotë se ajo dhe R. Kelly janë bashkë prej 10 vitesh, të fejuar prej tre dhe planifikojnë të martohen dhe të krijojnë familje.
Ajo bën thirrje që askush të mos besojë "gënjeshtrat" që familja e saj po përhap, duke thënë qartë:
“Nuk jam mbajtur kundër dëshirës sime. Nuk jam skllave seksi. Nuk jam e trullosur apo ndonjë nga ato gënjeshtra të çmendura që po tregohen për mua.”
Gjithashtu, Joycelyn kërkon që ndjekësit të vazhdojnë të luten për R. Kelly-n, ndërsa ai është ende në burg dhe shpreson që ai të lirohet së shpejti nga autoritetet federale.

Familja e Joycelyn thotë përmes avokatit të tyre se nuk kanë pasur kontakt direkt me të prej vitesh, dhe kjo sipas tyre është për shkak të marrëdhënieve të prishura familjare, pa asnjë motiv.
R. Kelly u shpall fajtor për krim të organizuar dhe trafikim seksual në vitin 2021 dhe vitin tjetër për pornografi me fëmijë dhe tërheqjen e të miturve për seks. Javën e kaluar në burg, ai pretendoi se pati një komplot kundër tij për ta vrarë dhe përfundoi në spital.
Burimi: TMZ