Dua e ka kthyer tashmë në traditë; festat i uron në mënyra origjinale dhe fantastike. Ajo ka postuar në Instagram një foto më rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas.
“Gëzuar Ditën e Gruas! Duajeni njëra-tjetrën, kujdesuni dhe mbështeteni njëra-tjetrën. Jo vetëm për sot, por për çdo ditë!”, shkruan Dua në Instagram.
Ajo kthehet pas në kohë dhe poston një foto ku shfaqet teksa përqafon dy vajza me kombësi të ndryshme. Ylli i muzikës zgjodhi një foto-mesazh që s'e shohim rëndom në një ditë të tillë; në fillim nuk iu drejtua as mamit, as gjyshes, as motrës etj. 22-vjeçarja u sigurua që në një mënyrë simbolike mesazhi i saj të përfshinte çdo grua anembanë botës, të prekte ndoshta një ndër problemet më të mëdha të njerëzimit sot - diskriminimi i grave, sidomos ai racial. Mesazhi është shumë i qartë, Dua!
Sigurisht që në postimet e tjera, ajo s'mund të rezistonte pa i dedikuar disa fjalë femrave më të rëndësishme të jetës së saj, të cilat kanë dhënë padyshim kontribut në karrierën muzikore dhe jo vetëm.
"Këtu janë disa nga superfemrat e jetës sime. Pa ato s’do të isha në gjendje të arrija këtu ku jam sot. Ju dua të gjithave dhe do të doja të kisha më shumë fotografi për t’i treguar botës sa të mrekullueshme, brilante, përkrahëse dhe frymëzuese jeni. Ju dua përgjithmonë”, shkruan ajo në foto-kolazhin e postuar në Instagram.



Po ju shkuat e i përqafuat gratë më të rëndësishme të jetës suaj?