Edhe 4 muaj na ndajnë nga ceremonia e ndarjes së çmimeve “Top Awards” për artistët më të mirë të vitit dhe duket se ekipi i organizatorëve po përgatit surpriza vërtet mbresëlënëse për mbrëmjen e 24 qershorit. Një nga këto me gjasa mund të jetë pikërisht këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa, e cila po ngjit shkallët e suksesit në Britani falë muzikës së saj.
Ka qenë babai i Duas, Dukagjin Lipa i cili ka postuar në Instagram një foto ku shihet në krah të Ledion Liços. Ata ndodhen në Londër dhe ende nuk dihet asgjë zyrtarisht nëse artistja do të jetë e ftuar në “Top Aëards”, por me shumë mundësi, takimi midis Liços dhe babait të saj nuk është rastësor...