Ka disa orë që po qarkullon kudo lajmi se Dua Lipa dhe futbollisti i Real Madrid- it, Marco Asensio mund të jenë në fillesat e një romance, ose më mirë të themi, flirti të mundshëm.
Ishte CNN- i turk ai që tha se Dua dhe Asensio kishin kaluar natën bashkë pas përfundimit të finales së Champions League, Kiev mes Real Madrid dhe Liverpool, fushën e së cilës e ndezi Lipa me një super performancë.
Nuk vonoi shumë dhe përgjigjja e Duas erdhi. Artistja ka reaguar përmes llogarisë së saj në Twitter ku shprehet:
I haven’t even met Marco Asensio and it is highly unlikely I ever will as my Liverpool supporting manager would never forgive me https://t.co/eajwTsm6pe
— DUA LIPA (@DUALIPA) May 29, 2018
“Nuk e kam takuar kurrë Marco Asension dhe është e pamundur të ketë ndodhur, pasi agjenti im është fans i Liverpool- it dhe nuk do të ma falte kurrë [diçka të tillë].”
Hmmmm goxha arsye.
“Edhe mund ta kishe takuar, Liverpool- i ia del edhe i vetëm.” shkruan dikush.