Lifestyle

“Dritëhijet e botës dixhitale - Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Lançohet fushata “Prindërimi dixhital” 

“Dritëhijet e botës dixhitale - Një rrëfenjë nga
Vodafone Albania

Në një epokë ku teknologjia është e pranishme në çdo aspekt të jetës sonë, bota dixhitale ofron mundësi të pafundme për lidhje, mësim dhe argëtim. Por ajo që duket si një botë magjike, fsheh rreziqe serioze, veçanërisht për fëmijët që lundrojnë shpeshherë pa busull, në një xhungël “lidhjesh” e informacioni pa filtër. 

Lider në telekomunikacion prej 24 vitesh, Vodafone Albania lançoi fushatën 1 vjeçare “Prindërimi Dixhital”, në vijim të iniciativave me të njëjtin tematikë të Vodafone Group në Britaninë e Madhe dhe Irlandë, për t’i dhënë prindërve informacionin dhe mjetet e duhura, që fëmijët e tyre ta përdorin teknologjinë dhe internetin në mënyrën më të sigurtë, të përgjegjshme dhe të shëndetshme. Udhërrëfyesi dixhital i lançuar nga Vodafone, i disponueshëm në të gjitha kanalet dixhitale të Vodafone Albania, përbën databazën më të madhe dhe të besueshme online në Shqipëri dhe përfshin udhëzime praktike, se si prindërit të vendosin kufij për përdorimin e pajisjeve, mbikëqyrjen e përmbajtjes që shikojnë fëmijët dhe zhvillimin e një komunikimi të hapur për botën online, duke i ndihmuar njëkohësisht të përfitojnë nga mundësitë që i ofron teknologjia. 

Vodafone Albania solli një risi në tregun shqiptar në mënyrën e lançimit të fushatës “Prindërimi Digjital”, me një event jokonvencional, mes dy gjeneratash në sallën e Teatrit Kombëtar të Kukullave, konceptuar si një show triptik, ku u ndërthurën rrëfenja monolog “Xhindi nga ekrani - një përrallë nga e ardhmja me magji dhe hije”, një talk show me 6 fëmijë të grupmoshave 9-15 vjeç të intervistuar nga prindërit e tyre, që preknin temat e rreziqeve kryesore nga bota dixhitale, si edhe lançim i Udhërryfyesit Prindërimi Digjital dhe pajisjes monituruese “Happy Talk Kids Watch”.

“Dritëhijet e botës dixhitale - Një rrëfenjë nga

Në monologun hyrës “Na ish një here…” të rrëfyer nga Jonida Lakuriqi, Drejtore e Ligjore, e Politikave Publike & Marrëdhënieve të Jashtme, Kryetare e Fondacionit Vodafone Albania, u përcollën mesazhe të forta e emocionuese, nëpërmjet simbolikës së Xhindit që tashmë nuk del nga Llampa, por nga Ekrani Magjik dhe plotëson çdo kërkesë a dëshirë të fëmijëve, vetëm me një prekje ekrani, duke i kthyer, në fakt, pa kuptuar ata vetë, në varësinë e Xhindit që nga një shërbëtor i dobishëm po kthehet në një Zot të rrezikshëm, që na komandon jetën. Nëpërmjet paralelizmit midis dy gjeneratave të rritura në epoka të ndryshme, kur fëmijëria e prindërve jetohej para televizorit bardh e zi, me fletore prej letre, me lojra në oborr e në Teatrin e Kukullave, ku vetë eventi u mbajt, dhe asaj që po jetojnë fëmijët sot, me piksela e me avatar, që dalëngadalë, duket sikur po mbyten në dritën blu të ekranit.  

Monologu rrëfenjë i Znj. Lakuriqi u mbyll me mesazhin që përbënte thelbin e konceptit të fushatës së Prindërimit Dixhital: “Të ruajmë dritën e Llampës magjike. Që kur fëmijët me një prekje ekrani të shprehin një dëshirë, të jetë e bukur, me kuptim, besim e shpresë për mirë. Për atë që brezi i Millenials e solli si një premtim. Xhindi i ekranit, si një shërbëtor i jashtëzakonshëm e i dobishëm, çdo herë pasi çonte në vend urdhërat e të Zot’ “kyçej” në Llampë, që ata, njerëzit të ëndërronin, krijonin e dashuronin në jetë të jetëve. Siç vetëm njerëzit, krijesat më magjike në Univers, dinë!”. 

Në panelin e stilit “PiterPan talk show” fëmijët Hana Bushati (15 vjeç), Brian Salaj (14 vjeç), Aila Mosho (13 vjeç), Matis e Siena Çibuku (9 vjeç) shkëmbyen eksperienca dhe kuriozitete me prindërit e tyre Manjola Bushati Lloja, Blendi Salaj, Viola Puci dhe Jonida Lakuriqi, mbi përdorimin e pajisjeve dhe rrjeteve sociale; varësinë nga ekrani, shëndeti mendor; ekspozimi ndaj përmbajtjes së dhunshme dhe bullizmi online; rreziqet nga persona të panjohur (Grooming); presioni shoqëror; cënimi i privatësisë dhe përdorimi i të dhënave personale. Talk show u shoqërua për secilën temë me video dhe statistika shqetësuese botërore mbi rreziqet e botës dixhitale.

Eventi “Dritëhijet e Botës Digjitale- Një rrëfenjë nga e ardhmja” do të pasohet nga një seri eventesh që Vodafone Albania do të organizojë në kuadrin e fushatës “Prindërimi Dixhital”.

REELS

Eventi i Lush mblodhi bashkë gocat për të zbuluar mikrobiomën e lëkurës dhe për të krijuar maska të personalizuara, në moment. 🌿✨ Formula unike, ashtu si lëkura jote. 🌸

Jo më kot Geekbar është bërë trend kaq shpejt në Shqipëri kur në të gjithë botën njihet si vape numër 1!!

Oriola Marashi hap dhe mbyll sfilatën e Guess ✨

Si ju duket? 😍

Supermodelja afrikano-jugore Candace Swanepoel e ka ruajtur me se miri imazhin e ideales se Victoria Secret: Embelsi ne portret, linja perfekte, ecje perfekte, floke perfekte. Ishte wow! 36-vjecarja nene e dy femijeve deshmoi jo vetem per genet e jashtezakonshme, po edhe disiplinen qe ka e qe e ndihmon te jete ne kete forme te mahnitshmw.

Une 6 vjec me sandalet e mamit duke bere sfilate te oborri i shtepise para kusherires 3 vjecare dhe qenit

Braziliania 44-vjecare Adriana Lima gjithmone nje bishe e pasareles! #victoriasecretfashionshow

#victoriassecretfashionshow

Ha💸ha💸ha💸

Kush t’le ty me ec 🚶e çun!!!