Metropolitan

Drake postoi një foto dhe me shumë gjasa, s'i priti reagimet e internetit

Drake postoi një foto dhe me shumë gjasa, s'i priti reagimet e
Getty Images

Të gjithë e duan një ‘six-pack’ dhe le të themi se është shumë e vështirë për ta arritur, nuk ka rëndësi sa i/e disiplinur je në palestër dhe në kuzhinë. Megjithatë, Drake postoi një foto ku bie në sy barku i tij në top formë, me muskuj të dukshëm, ku duket sikur fle e zgjohet në palestër, por interneti symprehtë që nuk të fal vuri re diçka: Muskujt e Drake janë të rremë.

Drake postoi një foto dhe me shumë gjasa, s'i priti reagimet e
 
Njerëzit i bënë zoom fotos dhe panë se ka disa rrudha të çuditshme, duke e krahasuar pjesën e barkut me torson e tij. Në këtë rast, kur gjithçka shkon në raport, barku është shumë më i definuar se krahët dhe gjoksi i Drake.
 
Njerëzit, menjëherë shpërthyen, duke thënë se nuk beson në “muskujt” e Drake dhe është e qartë se fotoja është bërë me Photoshop, ose muskujt në fakt janë proteza.

"Mos hiq dorë kurrë", shkroi dikush në Instagram.

Krahasime me vend

Madje, disa persona pretenduan se kjo është fotoja e vërtetë e Drake:

Nuk ka rëndësi nëse fotoja është e edituar ose muskujt janë protezë, por gjithsesi, është prezent problemi i kësaj epoke: Një imazh larg atij të vërtetit, i cili na çon në standarde të paarritshme bukurie.

 

REELS

Gjyqi, që u zhvillua për një incident të pretenduar në vitin 2018, u ngrit nga një ish-rojë sigurie, Emani Ellis, e cila pretendonte se reperja e kishte sulmuar me fyerje racore. Vendimi i trupit gjykues e liroi Cardi-n nga çdo detyrim për të paguar dëmet në shumën 24 milionë dollarë.

Sa lekë duhen për të shtyrë muajin në Monaco

Si do e përshkruanit verën tuaj? 🌊

Si ju duk 💍 Georgina 💍 në Festivalin e Filmit në Venecia?

Fatmirësisht, cikli po thyhet! 🤣

Unë nuk jam natyrë dramatike Prapë unë:

Aktori i madh Timo Flloko, tenori dhe soprano me famë botërore, Saimir Pirgu dhe Ermonela Jaho, u bënë bashkë në një mbrëmje të jashtëzakonshme në kalanë e Kaninës në Vlorë. “Yjet mbi Kaninë” është edicioni i dytë i një aktiviteti i konceptuar nga regjisorja e njohur Vera Grabocka, që nisi në Butrint dy vjet më parë. *E ftuar speciale e natës ishte Aurela Gaçe, e cila i zhveshi interpetuesit e mëdhenj nga “ngurtësia” e operës, për pak muzikë popullore vlonjate.

Një burrë shkaktoi zemërim në rrjet, pasi u kap nga kamera duke i rrëmbyer kapelen e tenistit polak, Kamil Majchrzak, nga duart e një tifozi të vogël në US Open. Skena e pahijshme ndodhi të enjten pasdite, ndërsa Majchrzak përshëndeste tifozët dhe shpërndante autografe pranë fushës, pas fitores epike me pesë sete kundër tenistit numër 9 në renditje, Karen Khachanov, sipas pamjeve të transmetimit live.

Gafa jemi, njerëz bëjmë😌

Rasti i saj u zvarrit për vite me radhë, derisa vetë Mbretëresha Viktoria ndërhyri dhe...