Lifestyle

Dr. Suarela Jakupaj tregon si të mos biesh pre e fillerave të gabuar

Dr. Suarela Jakupaj tregon si të mos biesh pre e fillerave të gabuar
Foto: Dr. Suarela Jakupaj, Dalina Buzi, në "The Dalina Show"/ Andale.al

Në episodin e fundit të The Dalina Show nga Andale Media, Dalina Buzi zhvilloi një bisedë me doktoreshë Suarela Jakupaj, mjeke estetiste, mbi temën e ndcrhyrjeve estetike.

Në një moment shumë interesant të intervistës, Dalina Buzi e pyet doktoreshën për një sqarim të detajuar mbi fillerin, efektin e tij dhe çfarë është ai realisht:

“Vetë filleri është acid hialuronik, që nga emri është pjesë e trupit tonë. Diferenca e fillerit është cilësia, shumë e rëndësishme, dhe përdorimi.”

Por si mund ta kuptojë një pacient nëse po i injektohet produkti i duhur? Doktoresha u shpreh:

“Pacientët duhet të kërkojnë mjekun në radhë të parë sepse mjeku është ai që bën diferencën. Në Shqipëri përdoren akoma fillera jo të tretshëm, silikona, përdoren akoma. Filleri duhet të jetë natyralisht i përthithshëm."

Më tej, ajo theksoi rëndësinë e të qenit të informuar dhe të kërkuarit të dokumentacionit që të garanton çfarë po të injektohet:

“E dyta, duhet të kërkojmë produktin. Produkti ka dy fletë, njëra për pacientin, njëra për kartelën e mjekut. Pacienti të dijë të kërkojë, është detyrë absolute.”

Dhe ndoshta një nga këshillat më të drejtpërdrejta për të gjitha vajzat (dhe jo vetëm):

“Pacienti të bëjë një llogjikë me veten e vet, s’mund të ketë mbushës 50 dhe 500 mijë lekë sepse është diferencë shumë e madhe.”

Por në fund, edhe pse tregu është i mbushur me “oferta”, doktoresha vuri në dukje një aspekt pozitiv:

“Megjithatë, sot mund të bien më shumë pre e mashtrimeve online sesa të shkojnë vetë drejt shërbimit të lirë sepse njerëzit janë edukuar. Në 2025-ën nuk shkon më njeri tek e lira.”

Intervista e plotë:

REELS

Nëse shikoni “tym” në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, nuk është zjarr! Banorët e “Big Brother VIP Albania” kanë zgjedhur Geek Bar.💨🔥 #geekbaralbania #evapifyalbania

Se shpejti në Broadway/ New York dhe West End/ Londër.

Shume bukur duket Kiara. Po te ishe te sedilja mbrapa, sa bukur do ndiheshe?

Në akullin e Lojërat Olimpike Dimërore 2026 në Milano Cortina, Laurence Fournier Beaudry (me origjinë kanadeze, që garon për Francën) dhe Guillaume Cizeron dhuruan një moment që të lë pa frymë. Publiku u ngrit në këmbë, rrjetet shpërthyen dhe ata e mbyllën garën me 🥇 medaljen e artë në ice dance. Elegancë, teknikë dhe një kimi

Shawn Mendes në Karnavalet e Brazilit me aktoren braziliane Bruna Marquezine, është Valentine Mood

Angelina Jolie dhe aktori francez Louis Garrel promovuan ne France filmin “Couture”, ku Jolie luan rolin e nje regjisoreje amerikane qe shkon ne Paris Fashion Week.

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.

Oh sa me ka pelqyer ky seriali. Fiksimmm RIP Dawson

Dr. Suarela Jakupaj shows how to avoid falling prey to the wrong fillers

Dr. Suarela Jakupaj tregon si të mos biesh pre e fillerave të gabuar
Photo: Dr. Suarela Jakupaj, Dalina Buzi, on "The Dalina Show"/ Andale.al

In the latest episode of The Dalina Show by Andale Media , Dalina Buzi had a conversation with Dr. Suarela Jakupaj, a medical aesthetician, on the topic of aesthetic interventions.

In a very interesting moment of the interview, Dalina Buzi asks the doctor for a detailed explanation about the filler, its effect and what it really is:

"The filler itself is hyaluronic acid, which, as the name suggests, is part of our body. The difference in filler is the quality, which is very important, and the use."

But how can a patient understand if they are being injected with the right product? The doctor said:

"Patients should seek the doctor first because the doctor is the one who makes the difference. In Albania, non-absorbable fillers, silicones, are still used. The filler should be naturally absorbable."

She further emphasized the importance of being informed and seeking documentation to guarantee what is being injected:

"Second, we need to search for the product . The product has two pages, one for the patient, one for the doctor's file. It is an absolute duty for the patient to know how to search."

And perhaps one of the most direct pieces of advice for all girls (and not only):

"The patient should reason with himself, he can't have fillers for 50 and 500 thousand lek because it's a very big difference."

But in the end, even though the market is filled with "offers", the doctor pointed out a positive aspect:

"However, today they are more likely to fall prey to online scams than to go to the free service themselves because people are educated. In 2025, no one will go to the free one anymore."

Full interview: