Dr. Luke ka folur publikisht për herë të parë që pas akuzave që Kesha ka bërë ndaj tij për abuzim seksual. Ai ka qartësuar se jo vetëm nuk e ka përdhunuar këngëtaren, por se ata të dy nuk kanë kryer kurrë marrëdhënie seksuale (lexo ketu).
“Deri tani unë nuk e kam komentuar këtë gjë sepse kam menduar që do të zgjidhet në gjykatë dhe jo në Twitter,” shkruajti ai. “Është e turpshme që ka kaq shumë spekulime me kaq pak informacion. I vetmi person objektiv që i njeh faktet është gjykatësi. Gjykatësi nuk vendosi në favor të Kesha-s të premten,”
“Unë e kuptojë se të gjithë njerëzit e painformuar flasin. Mund ta vlerësoj dhemshurinë e tyre,” shkruajti Dr Luke. “Sigurisht që çdo person i arsyeshëm është kundër përdhunimit dhe abuzimit seksual, por të gjithë po komentojnë pa i ditur faktet. Unë nuk e kam përdhunuar Kesha-n dhe nuk kam bërë kurrë seks me të. Kesha dhe unë ishim miq prej vitesh dhe ishte si motra ime e vogël. Imagjinoni që dikush që keni dashur u akuzon publikisht për përdhunim, gjë të cilën nuk e keni bërë. Unë kam tre motra dhe një vajzë dhe një djalë me të dashurën time dhe një nënë feministe që më ka rritur siç duhet.”
Ai i mbylli këto postime duke shkruar: “Kam besim se kur kjo të mbarojë gënjeshtrat do të dalin në dritë dhe e vërteta do të mbizotërojë. Kjo është një çështje ligjore që vazhdon dhe unë nuk dua të flas shumë.” Të premten gjykata dha vendimin e saj që nuk ishte në favor të këngëtares dhe nuk lejoi shkëputjen e kontratës së saj me Sony Music. Shumë artistë të tjerë u solidarizuan me të dhe folën për këtë ngjarje.
Burimi: Daily Mail; Përshtati: Klarida Bregajaj