
Sezoni i eklipseve pothuajse po mbaron, të paktën për këtë vit. Eklipsi i dytë i shtatorit mbërrin të dielën, më 21 shtator.
I dukshëm vetëm në Zelandën e Re dhe një pjesë të vogël të Australisë, si edhe në Antarktidë, astrologët besojnë se edhe eklipsi i pjesshëm diellor ka ende ndikim astrologjik në të gjithë globin.
Eklipset diellore ndodhin kur Hëna vendoset mes Tokës dhe Diellit, duke bllokuar dritën e Diellit. Eklipset e pjesshme diellore, si ai i 21 shtatorit, ndodhin kur Dielli nuk bllokohet plotësisht.
Kuptimi astrologjik i eklipsit diellor të shtatorit në Virgjëreshë
Me pak fjalë? Përgatituni për një “goditje” të madhe kozmike.
Si mund të ndikojë eklipsi në shenjën tuaj të horoskopit
Dashi
Jeta është më shumë sesa aktivitetet rutinë që të kanë mbërthyer ditët e fundit. Provo të përmirësosh lojën tënde duke futur aktivitete të reja ose objektiva të rinj në rutinë. Energji do të të rritet dhe humori do të të ngrihet si rezultat.
Demi
E dimë që dëshiron të kesh fjalën e fundit në çdo gjë. Por, në vend që të debatosh se kush ka të drejtë, bëj një hap pas dhe mbyll dramën. Të rregullosh marrëdhëniet me ata që do është më e rëndësishme sesa të fitosh një debat.
Binjakët
Besoje ose jo, mendja jote e shpejtë kërkon pak kohë pushimi herë pas here. Eklipsi do të të kthejë në një lloj gjendjeje “letargjie” për disa ditë. Por ki kujdes: shumë shpejt mund të të zgjojnë për të festuar vjeshtën me miqtë. Shfrytëzoje këtë kohë për të pushuar përpara se të futesh sërish në skenë.
Gaforrja
Ne të gjithë e dimë që ti e do zonën tënde të rehatisë, Gaforre. Por po zbulon se të njëjtat detyra të përditshme po bëhen monotone. Është koha të hapesh ndaj eksperiencave të reja. Shijo pak jetën! Organizohu për takime shoqërore që janë emocionuese dhe ndryshe nga ç’ke bërë më parë.
Luani
Paratë nuk janë gjithçka, por padyshim janë të domosdoshme. Fillo një plan të ri financiar për të siguruar të ardhmen. Madje, mund të duash të bisedosh me një këshilltar financiar për një plan investimi ose kursimi. Mirë se erdhe në botën e të rriturve, Luan! E dimë që është e vështirë!
Virgjëresha
Mund të ndihesh i/e shtyrë të ndryshosh në mënyra që kurrë nuk i kishe menduar. Përpara se të hidhesh, mendo të lëshosh pas besimet e vjetra dhe të transformosh vlerat e tua themelore personale. Kjo do të të ndihmojë të zhvillohesh në mënyrën e duhur. Të hequrit dorë nga e vjetra është jetike për rritjen tënde.
Peshorja
Të ndreqësh urat e komunikimit me njerëzit që të interesojnë vërtet do të mbushë zemrën tënde gjatë këtij eklipsi. Me përpjekjen e duhur, do të mund të pajtohesh me ata me të cilët ke pasur konflikte së fundmi. Para se ta kuptosh, do të riktheheni në marrëdhënie të mira.
Akrepi
Po takon njerëz që do të kenë një rol vendimtar në jetën tënde. Kurrë nuk është vonë për të bërë miq të rinj. Hap zemrën për lidhje të reja.
Shigjetari
Një mundësi e re pune mund të vijë drejt teje. Mëso gjithë informacionin që të duhet rreth kësaj përvoje të re përpara se të vendosësh nëse do të ecësh përpara. Mund të zbulosh se nuk është përputhja e duhur për ty tani. Por, kur një derë mbyllet, një tjetër hapet për ty.
Bricjapi
Kë do dhe çfarë do? Shfrytëzo këtë eklips për të përqafuar njerëzit dhe filozofitë që përputhen me vlerat e tua. Do të ndjesh që pasionet e tua po rilindin, gjë që do të të bëjë ta shijosh jetën. Madje, do të duash ta ndash gëzimin tënd me të tjerët.
Ujori
Bëj paqe gjatë eklipsit diellor. Të gjithë bëjnë gabime. Të gjithë lëndojnë njerëz. Por tani, do të kesh mundësinë të ndryshosh rrugën tënde pasi të kesh përballuar pasojat karmike të veprimeve të tua të mëparshme.
Peshqit
Romanca mund të vijë drejt teje. Nëse je tashmë në një lidhje, atëherë mund të presësh që partneri yt të të pushtojë me ndjenja të thella gjatë këtij eklipsi të butë. Hap zemrën ndaj dashurisë dhe përjeto energjinë magjike që ky eklips diellor do të sjellë.
Burimi: Today