Horoscope

Horoskopi javor: Zbulo ç’do të ndodhë me shenjën tënde

Horoskopi javor: Zbulo ç’do të ndodhë me shenjën
First For Women

Java që vjen është e zjarrtë! Afërdita në Luan ndërvepron me Marsin në Peshore, më 15 shtator, duke kundërshtuar Saturnin, i cili ndodhet në prapavijë te Peshqit. Mërkuri do të lidhet me Uranin në prapavijë te Binjakët dhe të bën të përqendrohesh më shumë te shpresat dhe dëshirat e tua.

Dashi

Është okay të jesh pak deluzional herë pas here, për sa kohë që manifeston madhështinë dhe më të mirën për veten. Mos projekto ndjenjat e tua tek ata që nuk të japin arsye të reagosh. E di që mund të përdorësh këtë energji për të arritur ëndrrat e tua, ndaj kurrë mos ndalo të besosh te qëllimi përfundimtar.

Demi

Të pranosh që je gabim nuk është gjithmonë e lehtë, sepse të pëlqen të kesh gjithnjë të drejtë. Megjithatë, duhet ta pranosh që kjo është e nevojshme për të bërë përpara me situatat dhe marrëdhëniet. Mos u bëj aq kokëfortë sa të mashtrosh veten ose të tjerët duke i bërë të besojnë që je gjithmonë i drejtë. Ji pak më shumë dashamirës.

Binjakët

E papritura po ndodh, duke e bërë sjelljen tënde më të paparashikueshme se kurrë. Për të qëndruar me këmbë në tokë, duhet të përqendrosh energjinë për të mos marrë vendime impulsive, të cilat mund të ndryshojnë gjendjen e çështjeve tuaja aktuale. Merr frymë thellë dhe çlirohu nga gjithë frustrimet.

Gaforrja

Ka hile që po ndodhin pas shpinës tënde. Mënyra më e mirë për të menaxhuar situatën është të përballesh me personin që po të bën dëm në mënyrë direkte. Pasi të mbarojë diskutimi, shiko nëse mund të rregullosh dinamikën ose të shkëputësh marrëdhënien.

Luani

E gjen shpesh veten duke para ëndrra me sy hapur? Është e lehtë të përhumbesh në fantazi kur jeta është e zakonshme. Nëse po kërkon emocion, merru me detyrat e përditshme. Bëj biseda miqësore, flirto, ndiq pasionet dhe kupto se sa e rëndësishme është shkëputja nga monotonia.

Virgjëresha

Fjalët mund të të pengojnë t’u tregosh njerëzve çfarë ndjen në zemër. Dërgo një dhuratë të ëmbël, tako një mik/e dhe thuaju të dashurve të tu se sa i vlerëson. Nuk duhet të japësh shumë ose të shpenzosh pafund, ndoshta diçka simbolike është edhe më e çmuar.

Peshorja

Të jesh dakord nuk do të thotë që duhet t’i besosh gjithçkaje që të thonë. Do të vësh re që disa njerëz në botën tënde po e “zbusin” të vërtetën për ta mbajtur historinë larg dramave. Ata nuk kërkojnë konflikt, por gjithsesi, një zënkë mund të vijë si pasojë. Qëndro i qetë dhe vëzhgo situatën!

Akrepi

Jep mendjes tënde një pushim duke vendosur limite për veten. Edhe pse je i shkëlqyer në vendosjen e kufijve në miqësi, duhet të sigurohesh që askush të mos të të shfrytëzojë. Nëse dikush po merr nga shkëlqimi yt dhe nuk sjell pozitivitet në jetën tënde, krijo distancë të përkohshme për të reflektuar dhe bërë lëvizjen e radhës.

Shigjetari

Puna të është bërë kokëçarja, prandaj duhet të largohesh nga kaosi pas orarit të punës. Sa më pak stres nga puna të marrësh në shtëpi, aq më shumë do të kesh një jetë sociale dhe personale të lulëzuar. Balanca midis këtyre dy aspekteve të jetës tënde është thelbësore për mirëqenien tënde.

Bricjapi

Të gjithë gjithmonë do të kenë mendimet e tyre dhe do të përpiqen t’i imponojnë tek ti. Opinione e tyre bazohen në një informacion të cunguar rreth çështjeve të ndryshme. Para se të marrësh seriozisht deklaratat e tyre, dije që mund të dëgjosh perspektiva të ndryshme, por jo domosdoshmërisht do të bazohesh tek to.

Ujori

Shfrytëzo njohuritë e tua për të tjerët dhe tregun financiar duke përmirësuar mënyrën si investon kohën dhe paratë. Merr projekte që të flasin në nivel shpirtëror dhe mund të sjellin fitim. Kujdes: Shmang rrugët e shkurtra dhe vepro në mënyrë afatgjatë për të marrë shpërblimin e dëshiruar.

Peshqit

Lajm i mirë! Gjithçka po shkon në drejtimin e duhur! Romanca është prioritet kryesor. Me çështjet e dashurisë që ecin qetësisht, mund të dëshirosh të lidhësh një mik me një partner të mundshëm. Ata mund të kenë kimi dhe do të jesh Cupid-i i marrëdhënies së tyre.

 

REELS

Nuk blen asnjë, thjesht shkatërron bluzat që dua unë. 😩

Mijëra shqiptarë mblidhen në Hagë për të kërkuar lirimin e çlirimtarëve të UÇK

Fjalimi i 16-vjeçarit që ndezi protestat e Gen Z në Nepal

Mendimi juaj? Shumë komentues e konsiderojnë si jo normale këtë sjellje dhe pretendoj se mes tyre mund të ketë një lidhje/pëlqim të fshehtë.

Rrini ju!

Më thuaj mendimin e parë

Protestat shpërthyen pas vendimit të qeverisë për të bllokuar aksesin në Facebook, Instagram dhe TikTok, duke e justifikuar me përhapjen e lajmeve të rreme. Të rinjtë e panë këtë si një përpjekje për të heshtur një lëvizje digjitale kundër korrupsionit. Sulmet u drejtuan edhe ndaj institucioneve politike dhe rezidencave private: Parlamenti, Presidenca dhe Gjykata e Lartë u përfshinë nga flakët, ashtu si edhe shtëpitë e dhjetëra ministrave, përfshirë atë të sapoemëruarit.

Të gjitha kemi ditë kur përpiqemi të bindim veten që po e qajmë dhe vetë një smokey eye, por kë po gënjejmë? Mjafton të shikojmë @art_by_sona3 që duket sikur punon me pendë në vend të furçave dhe të kujtojmë pse duhet të jemi falenderuese që ekzistojnë profesionistet!

Zemër, zgjohu! Faleminderit shumë dhe më falni për shqetësimin!

Teach them young!