Showbiz

Disa fakte që ndoshta nuk i dini për Elvana Gjatën

Disa fakte që ndoshta nuk i dini për Elvana Gjatën

Në një bisedë me kryeministrin Rama në podkastin e tij “Flasim”, Elvana Gjata zbuloi disa detaje për veten, të cilat me siguri nuk i dini.

Pse ajo nuk jep shpesh intervista

“Sepse dua të ndihem shumë mirë me atë që kam përballë. E kam shumë të rëndësishme të ndihem mirë dhe të flas sinqerisht, sepse nuk më pëlqen që të flas dhe të them gjëra klishe, gjëra të sforcuara. Duhet të kem një energji shumë të mirë [që të jap intervista].”

Prindërit e Elvanës nuk kanë dashur që ajo të bëhej këngëtare

“Për hir të së vërtetës, prindërit e mi nuk kanë dashur që unë të këndoj, pavarësisht se ishin të vetëdijshëm për talentin tim. Ata nuk donin, sepse motra e madhe, Migena, ishte këngëtare dhe prindërit më shihnin mua në një profesion tjetër, sepse sipas tyre një profesion tjetër do të ishte një e ardhme më e sigurt.”

Elvana e nisi rrugëtimin në muzikë pa lejen e prindërve

“Kam shkuar në Pallatin e Pionerëve, pa lejen e prindërve. Shkova, u regjistrova dhe natën e festivalit u kam thënë mamit dhe babit: ‘Ejani më shikoni se unë këndoj sot’. Natyrisht kisha ndihmën e xhaxhait tim, sepse nuk e dija rrugën për të shkuar në Pallatin e Pionerëve, sepse isha shumë e vogël, 10 vjeç. Ishte një surprizë. Unë fitova çmimin e tretë.”

Motra e Elvanës ishte e para që kuptoi talentin e saj

“Motra ka qenë e para që më ka ushqyer me muzikën. Ajo e kuptonte që unë nuk e preferoja [muzikën që dëgjonte ajo], Mozart, Beethoven...mua më pëlqente, por ajo e kuptoi që preferoja diçka tjetër. Filloi të më mësonte me Frank Sinatra-n, Celine Dion, Mariah Carey. E kuptoi që kisha potencial dhe sot qëndron gjithmonë në krahun tim. Pak më parë kishim prova bashkë, sepse është trajnerja e vokalit tim.”

Sekreti i trupit gjithmonë në formë: Elvana është pothuajse vegane

“Gatimet e babit në shtëpi [janë sekreti]. Babi më ndihmon dhe gatuan për mua. Ne jemi 90% veganë. Ai 10% konsiston në paaak peshk, kurse mish të kuq jo.”

Pëlqen të dëgjojë artistë si Frank Sinatra, Adele, Beyonce, John Legend etj.

Elvana bën 1 orë e gjysmë stërvitje në ditë, 5 herë në javë.

Baladat janë këngët e saj të preferuara.

Artikull i rekomanduar: Një show i paharrueshëm: Ç’ndodhi në koncertin historik të Elvana Gjatës

REELS

Historia e tyre u tregua në librin autobiografik që ata shkruan së bashku, “Një histori krejt ndryshe dashurie”, dhe më vonë në dokumentarin e vitit 2007, “Crazy Love” (Dashuri e Çmendur).

Në situata të ngjashme tregohuni empatikë, mos qeshni!

Ricky Martin, 53 vjeç, mori çmimin e parë Latin Icon Award në skenën e MTV VMA.

Vetëm ky s’lodhet kurrë! Ky është THE ONE! Gjithë pyetjet e tjera bëjani @smartentry_al ndërkohë që shihni sesi e bën shtëpinë xixë!

Komentoni ✨

Si përfundim, ka apo nuk ka?

MTV VMA 2025; Doja Cat ha buzëkuqin 💋

ChatGPT duke bërë xhiro për të mbledhur mendjen pasi ka kaluar gjithë ditën duke folur me mua:

Unë duke dëgjuar me vëmendje atë që më flet për fisin e tij, sikur nuk kam bërë kërkimet e mia në çdo rrjet social

Si duken ditëlindjet kur rritesh:

Some facts you probably don't know about Elvana Djata

Disa fakte që ndoshta nuk i dini për Elvana Gjatën

In a conversation with Prime Minister Rama on his "Flasim" podcast, Elvana Gjata revealed some details about herself, which you probably don't know.

Why doesn't she give interviews often?

"Because I want to feel really good about what I have in front of me. It is very important for me to feel good and speak honestly, because I don't like to speak and say clichéd things, forced things. I must have very good energy [to give interviews].”

Elvana's parents did not want her to become a singer

"To be honest, my parents didn't want me to sing, even though they were aware of my talent. They didn't want to, because my older sister, Migena, was a singer, and my parents saw me in another profession, because according to them, another profession would be a more secure future."

Elvana started her journey in music without her parents' permission

"I went to the Palace of Pioneers without my parents' permission. I went, I registered and on the night of the festival I said to my mom and dad: 'Come and see me sing today'. Of course, I had the help of my uncle, because I did not know the way to go to the Palace of Pioneers, because I was very young, 10 years old. It was a surprise. I won third prize.”

Elvana's sister was the first to realize her talent

"My sister was the first to feed me with music. She understood that I didn't like [the music she listened to], Mozart, Beethoven...I liked it, but she understood that I preferred something else. He started teaching me Frank Sinatra, Celine Dion, Mariah Carey. He understood that I had potential and today he always stands by my side. A little while ago we had rehearsals together, because she is my vocal coach."

The secret of the body always in shape: Elvana is almost vegan

"Dad's home cooking [is the secret]. Dad helps me and cooks for me. We are 90% vegan. That 10% consists of little fish, but not red meat."

He likes to listen to artists like Frank Sinatra, Adele, Beyonce, John Legend, etc.

Elvana does 1 and a half hours of training a day, 5 times a week.

Ballads are her favorite songs.

Recommended article: An unforgettable show: What happened at the historic concert of Elvana Tjata