Lifestyle

Disa arsye përse thashethemet nuk janë aq toksike sa mendoni

Disa arsye përse thashethemet nuk janë aq toksike sa mendoni
Gossip Girl

Ky është një ndër lajmet më të mira që do lexosh sot: një studim ka zbuluar se thashethemet janë të mira për ne. 

Tani e në vijim, mbase duhet të mos ndiheni dhe aq keq me veten, teksa gjatë një bisede me shoqen e ngushtë komentoni jetën e të tjerëve.

Sipas studiuesve holandezë, si thashethemet pozitive ashtu edhe ato negative mund të na ndihmojnë të reflektojmë më shumë mbi veten dhe të bëjmë një analizë më të mirë personale. Dhe si rezultat, ndihmojnë që të ndihesh më mirë me atë që je, madje shtojnë dëshirën për t’u bërë një version më i mirë i vetes, pasi le të themi se aq shumë orë që kalojmë duke analizuar jetën e të tjerëve, mund të shërbejë për të nxjerrë disa mësime.

Disa arsye përse thashethemet nuk janë aq toksike sa mendoni

Sidoqoftë, ndoshta surpriza më e studimit ishte kjo: burrat bëjnë më shumë thashetheme se gratë! Dhe, për më tepër, nuk dinë të mbajnë sekrete, por mbase këtë e dinit.

Një studim me 2000 britanikë zbuloi se gratë mund të mbajnë një sekret për rreth 3 orë e gjysmë para se ndoshta ta ndajnë me dikë tjetër. Ndërsa meshkujt? E zbulojnë për më pak se 3 orë, dhe 1 në 10 madje e zbulojnë për më pak se 10 minuta. Rekord!

Elena Martinescu, autorja kryesore e studimit, thotë se thashethemet nuk mund të shmangen. Në vend të kësaj, ajo sugjeron:

“Të pranojmë thashethemet si pjesë natyrale të jetës dhe t’i qasemi me idenë kritike për pasojat që një veprim mund të ketë te ne dhe të tjerët.” 

Disa arsye përse thashethemet nuk janë aq toksike sa mendoni

Me pak fjalë:

Thashethemet janë argëtuese dhe të bëjnë të ndihesh më mirë me veten.

Por nëse s’je i kujdesshëm, mund të shkaktojnë dramë dhe lëndime.

Nuk të kurojnë nga sëmundjet, nuk të bëjnë të jetosh më gjatë, por nëse diskutojmë për të tjerët me një sy kritik, thashethemet mund të na ndihmojnë të reflektojmë dhe të rritemi personalisht.

Pra, sipas studimit, mund të qeshim me të tjerët, mund të ndajmë sekrete me njerëzit që duam, por edhe të nxjerrim mësime nga analizat që bëjmë. Thashethemet mund të jenë terapi, nëse di si t’i përdorësh.

Disa arsye përse thashethemet nuk janë aq toksike sa mendoni

Burimi: Your Tango

REELS

Eventi i Lush mblodhi bashkë gocat për të zbuluar mikrobiomën e lëkurës dhe për të krijuar maska të personalizuara, në moment. 🌿✨ Formula unike, ashtu si lëkura jote. 🌸

Jo më kot Geekbar është bërë trend kaq shpejt në Shqipëri kur në të gjithë botën njihet si vape numër 1!!

Oriola Marashi hap dhe mbyll sfilatën e Guess ✨

Si ju duket? 😍

Supermodelja afrikano-jugore Candace Swanepoel e ka ruajtur me se miri imazhin e ideales se Victoria Secret: Embelsi ne portret, linja perfekte, ecje perfekte, floke perfekte. Ishte wow! 36-vjecarja nene e dy femijeve deshmoi jo vetem per genet e jashtezakonshme, po edhe disiplinen qe ka e qe e ndihmon te jete ne kete forme te mahnitshmw.

Une 6 vjec me sandalet e mamit duke bere sfilate te oborri i shtepise para kusherires 3 vjecare dhe qenit

Braziliania 44-vjecare Adriana Lima gjithmone nje bishe e pasareles! #victoriasecretfashionshow

#victoriassecretfashionshow

Ha💸ha💸ha💸

Kush t’le ty me ec 🚶e çun!!!

Gossip isn't as toxic as you think, according to this study

Disa arsye përse thashethemet nuk janë aq toksike sa mendoni
Gossip Girl

This is some of the best news you'll read today: a study has found that gossip is good for us. 

From now on, maybe you shouldn't feel so bad about yourself when you comment on the lives of others during a conversation with your close friend.

According to Dutch researchers, both positive and negative gossip can help us reflect more on ourselves and make a better personal analysis. And as a result, they help us feel better about who we are, and even increase the desire to become a better version of ourselves, since let's say that so many hours we spend analyzing the lives of others can serve to learn some lessons.

Disa arsye përse thashethemet nuk janë aq toksike sa mendoni

However, perhaps the biggest surprise of the study was this: men gossip more than women! And, what's more, they don't know how to keep secrets, but maybe you knew that.

A study of 2,000 Britons found that women can keep a secret for about 3.5 hours before they are likely to share it with someone else. As for men? They find out in less than 3 hours, and 1 in 10 even find out in less than 10 minutes. A record!

Elena Martinescu, the lead author of the study, says that gossip cannot be avoided. Instead, she suggests:

"Let's accept gossip as a natural part of life and approach it with a critical idea of ​​the consequences that an action can have on ourselves and others." 

Disa arsye përse thashethemet nuk janë aq toksike sa mendoni

In a nutshell:

Gossip is fun and makes you feel better about yourself.

But if you're not careful, they can cause drama and injury.

They don't cure diseases, they don't make you live longer, but if we discuss others with a critical eye, gossip can help us reflect and grow personally.

So, according to the study, we can laugh with others, we can share secrets with the people we love, but also learn lessons from the analysis we do. Gossip can be therapy, if you know how to use it.

Disa arsye përse thashethemet nuk janë aq toksike sa mendoni

Source: Your Tango