Metropolitan

Deklarata e Mark Zuckerberg-ut për rrjetet sociale është shqetësuese!

Deklarata e Mark Zuckerberg-ut për rrjetet sociale është

Mark Zuckerberg, themeluesi i rrjetit Facebook, deklaroi në një intervistë për BBC se fakti që një pjesë e mirë e botës po shkon kundër globalizimit është një problem shqetësues, i cili kërkon vëmendje të veçantë. 

Ai pohoi se kohët e fundit njerëzit nuk po përfshihen në rritjen globale, duke u shkëputur sa më shumë nga bota reale dhe lidhjet e saj. Në një thirrje për veprim, vetë Zuckerberg deklaroi se të gjithë ne, nuk mund thjesht të trishtohemi duke mos bërë asgjë për këtë, por të veprojmë në ndërtimin e infrastrukturave sociale.

“Kur fillova projektin e Facebook-ut, misioni i lidhjes së botës nuk ishte kontroversial. Vit pas viti, njerëzit nga e gjithe bota po lidheshin me njeri-tjetrin dhe mendova se ky ishte drejtimi i duhur që duhet të merrnin gjërat, ndërsa tani vizioni im po bëhet dyshues ditë pas dite”,- u shpreh ai për BBC-në.

Zuckerberg prani edhe se lajmet e pavërteta, pamjet e polarizuara dhe filtrat, po kërcënojnë kështu mirëkuptimin e përbashkët. Krijimi i një komuniteti global, ku të hapen mundësi për çdo njeri dhe jo vetëm për disa prej nesh, është manifestimi që ai po bën nëpërmjet Facebook-ut, rindërtimin e globalizimit funksional.

Sigurisht për këtë, ai u bën thirrje të gjithë llojeve të institucioneve, qeveritare ose jo, të marrin pjesë në ndërtimin e lidhjeve njerëzore, t'u japin fuqi njerëzve ta bëjnë botën më të mirë.

“Është shumë e rëndësishme të jemi qytetarë bashkëpunues.", theksoi ai dhe theksoi faktin se po përpiqet t'u japë shembullin e tij të gjithë sipërmarrësve të tjerë.

 

 

 

REELS

Patjetër që s’jam e vetmja😌

Në dasmën e Ksenia Borodinës dhe Nikolai Serdyukov ndodhi një moment që u komentua gjerësisht online. Teksa pozonin për foto, Serdyukov kapi për beli modelen Viktoria Lopyreva, ndërkohë që nusja e tij ndodhej pranë. Më pas, Borodina reagoi ndaj videos duke thënë: “Nuk jam xheloze për shoqet e mia. Sigurisht që një grua e bukur mund të të bëhet ‘shkak’, por ai përqafoi të gjithë të ftuarit. Edhe mua desh të më përqafonin burrat me të cilët bëra foto.”

Me pak fjalë i thotë: “Burri yt edhe kur ka qenë me ty, prapë te unë e kishte mendjen”

NË FESTIVALIN E FILMIT NË VENECIA, FILMI “THE VOICE OF HIND RAJAB” U PRIT ME NJË OVACION PREJ 23 MINUTASH, SHOQËRUAR ME THIRRJE “FREE PALESTINE”.

Po i juaji si ka reaguar?

Që sperma e salmonit është fantastike për rigjenerimin e lëkurës, me siguri e dini. Po a e dini që në Shqipëri ka ardhur Nucleofill, trajtimi më i avancuar me spermë salmoni që e përdorin VIP-at dhe njerëz mbi 100 vende në botë? Rinim, shkëlqim dhe efekt WOW, tani më afër se kurrë, falë @cfopharma_aesthetics

JETOJ NË EUROPË DHE FUNKSIONON NDRYSHE PËR VAJZAT E NDRYSHE PËR DJEMTË

Stresohesh vetëm nga mendimi që vera na tha “mirupafshim” dhe duhet të bësh gati kostumin e të rriturit për rutinën vjeshtake? Ugh, s’je vetëm. Zgjidhjen s’e kemi ne, por dimë një vend ku hallet e një viti të tërë zgjidhen për punë minutash: në @toptanishoppingcenter Shkoni me vrap, ka plot ofertaaa!

Gjyqi, që u zhvillua për një incident të pretenduar në vitin 2018, u ngrit nga një ish-rojë sigurie, Emani Ellis, e cila pretendonte se reperja e kishte sulmuar me fyerje racore. Vendimi i trupit gjykues e liroi Cardi-n nga çdo detyrim për të paguar dëmet në shumën 24 milionë dollarë.

Sa lekë duhen për të shtyrë muajin në Monaco