Ronaldo njihet për zhveshjen e tij dhe nxjerrjen në pah të formave trupore apo për pozimet në fushatat publicitare të të brendshmeve. E duket sikur këtë aftësi të tijën, futbollisti i njohur po ia trashëgon edhe djalit 5-vjeçar, Cristiano Junior.
Ylli i Real Madridit postoi së fundmi një foto të veçantë ku ai dhe vogëlushi shfaqin muskujt të veshur thjesht me një peshqir në bel. Fotoja, e cila rrëmbeu menjëherë mbi 200 mijë pëlqime në rrjetin social, u shoqërua me diçiturën "Si babai dhe i biri".
Burimi: Daily Mail