Relationships

Çfarë duhet dhe s'duhet t'i thoni shoqes që sapo ka abortuar

Çfarë duhet dhe s'duhet t'i thoni shoqes që sapo ka

Nuk është e thjeshtë të gjesh fjalët e duhura kur mikesha jote të tregon se ka abortuar apo ka ndërmend të abortojë. Nëse e gjeni veten të dyzuar dhe pa fjalë, keni të drejtë dhe nëse s'dini ç'të thoni bëni më mirë të heshtni. 

Sigurisht që nuk është qëllimi juaj ta lëndoni apo të thoni diçka pa vend, por tema të tilla kaq delikate kërkojnë kujdes të veçantë. Çfarë nuk duhet të thoni në të tilla raste?

1. "Si ndihet partneri yt në lidhje me këtë?"

Ndoshta pyetja juaj është naive, por kjo mund t'i bëjë të ndihen se ky vendim nuk është në dorën e tyre, apo sikur s'janë mjaftueshëm të besueshëm për të marrë vendimin e duhur për veten. Çdo grua shtatzënë duhet të ketë të drejtën e plotë për të kontrrolluar situatën e saj, pavarësisht asaj që mendon partneri. 

Ç'mund t'i thoni: "Ke marrë mbështetjen që të duhet? Ç'mund të bëj për ty?"

2. "Pse? A i ke menduar mirë të gjitha mundësitë?"

Askush s'ka pse të ketë gati një justifikim për vendimin e marrë. Tregohuni mbështetës dhe empatikë, duke u përpjekur të mos i bëni të ndihen të presionuar për çfarë kanë bërë. Kur i pyesni në lidhje me "mundësitë e tjera" i bëni të mendojnë se nuk kanë bërë gjënë e duhur apo se nuk janë në gjendje të vendosin se çfarë është më e mira për to.

Ç'mund t'i thoni: "Më thuaj çfarë të duash ti. Thjesht dua të dish që do të të mbështes në ç'do vendim që të marrësh."

3. "Unë për vete s'do të abortoja kurrë."

Këto janë çështje shumë delikate dhe mendime të tilla s'duhet të jepen kurrsesi me zë të lartë. Të gjithë jemi të ndryshëm dhe një situatë nuk ngjan me tjetrën. Nuk është momenti për t'i thënë se çfarë do të kishe bërë ti ose jo. Thjesht do ta bëni të ndihet në faj, pa qenë e nevojshme.

Ç'mund t'i thoni: "Nëse të duhet ndihmë me diçka gjatë apo pas abortit më thuaj."

4. "Duhet të jetë shumë e vështirë" ose "S'është ndonjë gjë e madhe. Di plot njerëz që e kanë bërë dhe janë mirë."

S'është kurrë mirë të bëni supozime për eksperiencën dhe përjetimin e dikujt tjetër. Në vend të kësaj, jepini mikeshës suaj mundësinë e të shprehurit të asaj që ndjejnë vërtetë.

Ç'mund t'i thoni: "Si po ndihesh tani?"

5. "Ishe duke përdoru pilulat e emergjencës?"

Askush nuk mbetet shtatzënë se do të abortojë. Asnjëra prej nesh nuk e di ku mund ta shpjerë jeta dhe pse në një moment mund të të duhet të marrësh një vendim si ky.

Ç'mund t'i thoni: "Jam shumë e lumtur që more një vendim që të bën të ndihesh mirë dhe gjithashtu faleminderit që e ndave me mua."

Burimi: Huffington Post

REELS

Prapaskenat e fotove të pushimeve 😂

Mos e provoni në shtëpi! Know your limits 🫸🏻

Shembulli se çfarë bën disiplina

Kjo vajzë filmoi veten duke ngrënë ushqimin e fundit që nëna e saj kishte gatuar përpara se të ndërronte jetë dhe videoja u bë virale

Xhensila dhe Ledri takojnë Duan 😌

Shawn Mendes performon në Sunny Hill 😍😍😍

“Vicky Cristina Barcelona” nga Woody Allen Me: Scarlett Johansson, Rebecca Hall, Javier Bardem, Penélope Cruz Zhanri: Komedi romantike-dramatike Viti: 2008

Do të ndihesh skin-tastike?💖 E po, lëkura jote meriton pushime po aq sa ti! 😍Prandaj mos i humb ofertat e @skiniqclinique këtë gusht: ✨ Epilim me lazer Clarity II – 30% ulje ✨ Paketa me 6 seanca – 50% ulje 🌞 Gushti është për lëkurë të butë, jo për brisqe!

Babai i Dua Lipës i bashkohet asaj në skenën e Sunny Hill

“Ishte një prank, para se të nxjerrim këngën,” tha Stresi në një video të publikuar në story, duke sqaruar “prapaskenat” e kësaj puthjeje.

What to and should not tell a friend who has just had an abortion

Çfarë duhet dhe s'duhet t'i thoni shoqes që sapo ka

It is not easy to find the right words when your friend tells you that she has had an abortion or intends to have an abortion. If you find yourself confused and speechless, you are right, and if you do not know what to say, you better keep quiet. 

It's certainly not your intention to hurt or say something out of place, but such delicate topics require special care. What should you not say in such cases?

1. "How does your partner feel about this?"

Maybe your question is naive, but it can make them feel that this decision is not in their hands, or as if they are not credible enough to make the right decision for themselves. Every pregnant woman should have the full right to control her situation, regardless of what her partner thinks. 

What can you say to her: "Have you got the support you need? What can I do for you?"

2. "Why? Have you considered all the possibilities well?"

No one needs to have almost an excuse for the decision made. Be supportive and empathetic, trying not to make them feel pressured for what they have done. When you ask them about "other options" you make them think that they have not done the right thing or that they are not able to decide what is best for them.

What you can say to her: "Tell me what you want. I just want you to know that I will support you in whatever decision you make."

3. "I for one would never have an abortion."

These are very delicate issues and such opinions should never be given out loud. We are all different and one situation is not like the other. This is not the time to tell him what you would have done or not done. You will simply make him feel guilty, without being necessary.

What you can say to her: "If you need help with something during or after an abortion, tell me."

4. "It must be very difficult" or "It's not a big deal. I know a lot of people who have done it and are fine."

It is never good to make assumptions about someone else's experience. Instead, give your girlfriend the opportunity to express what they really feel.

What can you say to him, "How are you feeling now?"

5. "Were you using emergency pills?"

No one gets pregnant she is going to have an abortion. None of us know where life can lead and why at some point you may have to make a decision like this.

What can you say to her: "I'm very happy that you made a decision that makes you feel good and also thank you for sharing it with me."

Source: Huffington Post

----cfare-duhet-dhe-s-duhet-t-i-thoni-shoqes-qe-sapo-ka-abortuar