Metropolitan

Buzët

Ora ishte 20:35 dhe unë ende nuk isha bërë gati, por do mjaftonte të kapja floket dhe pak buzëkuq dhe gati...e besuat seriozisht? Kisha që në 19:30 duke u rregulluar dhe provuar veshjet!

Koha e shpenzuar për t'u pregatitur për një takim të parë nuk është kurrë kohë e humbur: Asnjëri nga të dy nuk do të investojë më aq shumë.

Zakonisht arrin t'i dallosh menjëherë në lokale e restorante një çift që është në takimin e tyre të parë: Shikimet flirtuese, bisedat pa ndalim ku të dy përpiqen të thonë gjërat më interesante që munden (ndonjëherë përpiqen aq shumë sa që në takimin e rradhës nuk u ngelet më asgjë për të thënë).

Ndërkohë që burrat mendohen se për çfarë do flasin në një takim të parë, ne mendohemi se çfarë do të veshim. Dhe zakonisht ndodh që përpiqemi aq shumë sa përfundojmë duke veshur diçka tepër të parehatshme ose duke bërë një make-up që do na vërë në siklet gjatë të gjithë mbrëmjes.

"Do ta vërë re ai po ta tërheq fundin që më është ngjitur pas bythëve?"

"Mos do t'i duket e shpifur po të pastroj pak me gishta rimelin që është bërë si topth mbi qerpik?"

Në 20:55 ai ishte jashtë shtëpisë sime duke më pritur.

Me të dalë nga hyrja e pallatit, drejtova shpinën: barku brenda, gjoksi jashtë- rregull që vetëm ushtarët dhe femrat e kuptojnë!

Ai më priste në këmbë jashtë makinës. Ishte hera e parë që e shihja, esëll.

Ishte mesatarisht i gjatë, buzë shumë të trasha, sy dhe vetulla shumë të ngjashme me të miat, kur nuk i heq.

Më përshëndeti duke më puthur në faqe dhe më tha: Je shumë e bukur, ke një pamje shumë imponuese!

Mundet thjesht ta kisha falenderuar por meqë nuk po më hiqej nga mendja sa shumë ngjanim me njëri-tjetrin, i thashë: Thua të jetë rastësi të kemi të njëjtët sy se im atë ka qenë tip pak i lëvizshëm...

Upsss! Ja ku goditi sërish nervozizmi im, para meshkujve të bukur bëja gjithnjë gafa qesharake. Madje Enka sa herë bënte një gafë, thoshte "Bëra një Elirë".

(Mu kujtua kur në rrugë ndesha ish shoqen time të gjimnazit e cila sapo kishte sjellë në jetë një beb, mirëpo burri i saj tepër tërheqës me ç'orientoi aq shumë saqë i thashë: "Ta gëzosh...bebin dmth, bebin". Dhe u zhduka me kokën ulur duke u lutur të më përpinte toka. Edhe nëse nuk e kuptoi se e kisha me të shoqin, me siguri nuk i pëlqeu që ja trajtova të birin si lavatrice.)

Eri qeshi fort dhe më hapi derën e makinës: Zakonisht më quajnë kopil në fund, jo që në takimin e parë, por meqë e kaluam këtë fazë, gjithcka do të shkojë mirë.

Qesha edhe unë dhe mendova se edhe po të isha skuqur, ai me siguri nuk do ta dallonte meqë i kisha lyer faqet.

Para restorantit, zbriti nga makina dhe më hapi sërish derën. Kur dola, më përqafoi sërish dhe më tha:

- Ke një aromë shumë të mirë.

- Nëse të pëlqen, thuaji mamit të t'i lajë rrobat me të njëjtin detergjent, është edhe ekonomik.

Teksa u ulëm në tavolinën që kishte prenotuar, buzëqeshi dhe më tha:

- Më duket mua apo po përpiqesh të më bësh qesharak sa herë të them diçka të bukur?

- Po ti? - iu përgjigja. Më duket mua apo po përpiqesh të më q...?

Ai ngriu. U përtyp me siklet, dhe filloi të rrotullonte me nervozizëm pullën e mëngës së këmishës.

- Gabohesh...Jo Elira, të betohem...unë nuk...

- Oooo, pseeee? Çfarë kam unë që nuk do të bësh seks me mua? Ë?

Ai më pa për disa sekonda sikur po përpiqej të zbërthente ndonjë gjëegjëzë, pastaj uli kokën dhe filloi të qeshte me zë.

- Ti je e tmerrshme, apo jo? E poshtër! Më pëlqen! Më pëlqen! Hera e parë që një femër më vë në siklet dhe më bën të humb vetëbesimin. Mirë ma bëre,-dhe vazhdoi të qeshte ndërkohë që më mbushte gotën me verë.

Edhe mua më pëlqente ai... buzët e tij... buzët më të bukura që kisha parë tek një mashkull.

REELS

Angelina Jolie dhe aktori francez Louis Garrel promovuan ne France filmin “Couture”, ku Jolie luan rolin e nje regjisoreje amerikane qe shkon ne Paris Fashion Week.

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.

Oh sa me ka pelqyer ky seriali. Fiksimmm RIP Dawson

Tourism Fair Albania 2026 u rikthye në Tiranë më datat 11–12 shkurt në Pallatin e Kongreseve, duke bashkuar profesionistët e turizmit nga mbi 18 vende të botës! Edicioni i 4-t sjell takime mes bizneseve të turizmit, diskutime me ekspertë dhe mundësi të vërteta bashkëpunimi. Panairi më i madh i turizmit në Shqipëri është i hapur edhe për publikun: dy ditë networking, ide dhe eksperienca që e vendosin Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të turizmit.🗺️✨

Dhe vizualisht eshte ceremonia me e bukur e cdo Big Brother, duke nisur nga cifti, celebruesi (Londrimi 😍) , dekori dhe te te gjithe te ftuarit te veshur me Valdrin Sahiti

Bad Bunny shkëlqeu në SuperBowl

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë