
Reperi i njohur si Buta, me emrin e tij të vërtet Betim Januzi, ka dalë këtë të mërkurë, 1 tetor,para Gjykatës Themelore të Ferizajt.
Ai akuzohet për shitblerje narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje.
View this post on Instagram
Megjithatë, përtej akuzave që rëndojnë mbi të, reperi ka kërkuar lirimin e tij, duke argumentuar se është i vetmi burrë në familje dhe duhet të kujdeset për nënën, gruan dhe vajzën.
“Unë jam i vetmi mashkull në familje dhe përkujdesëm për nënën 63-vjeçare, vajzën 1-vjeçare si dhe gruan, të cilat pa mua nuk munden t’i plotësojnë nevojat bazike. Doja që kjo të jetë e qartë dhe t’i keni parasysh këto rrethana”, tha ai.
Buta u arrestua më 11 shtator dhe iu vendos masa e paraburgimit prej një muaji.