
Sara Hoxha ka folur për herë të parë lidhur me ndarjen nga Ledri në emisionin "Goca & Gra". Ajo e konsideroi si një periudhë të vështirë, ndërsa rrëfeu edhe sesi ajo dhe Ledri ia kanë shpjeguar vajzës së tyre, Poit, divorcin.
“Vështirësi ka pasur, por unë zgjodha të isha e sinqertë. Këtë ma sugjeroi dhe një psikologe fëmijësh, që të jem e sinqertë dhe të mos jap shpresë aty ku nuk ka më. Jo më pak vuajtje, por ishte më e shkurtër. Fëmijëve s’ke pse i jep shumë gjëra, ata e kuptojnë.
Ishte më e rëndësishme që unë t’i jepja një perspektivë. Nuk mbaron këtu. Ne prapë jemi aty. Do jemi këtu për ty. Je dhurata më e bukur për ne. Je me fat, do kesh dy ditëlindje. U mundova t’i jepja një perspektivë, jo idealja, por shumë e bukur dhe ndoshta më e lumtur.
View this post on Instagram
Po ashtu, ajo foli edhe për zërat se mes Ledrit dhe Xhensilës ka një lidhje dashurie.
“Siç i keni lexuar edhe ju në telefon, nëpër media. Me Ledrin kam marrëdhënie shumë prindërore, kujdesemi shumë për Poin. E lexova si gjithë të tjerët. Ai është babai i Poit, i uroj vetëm të mirat. Secili ka jetën e vet. Nuk më takon as t’i mohoj e as t’i pohoj lajmet që shoh në portale kur nuk ia kam haberin fare, por e di që kemi të drejtën të dy të jemi të lumtur. Unë këtë ia uroj Ledrit se është babai i Poit,” tha ajo.
Ndërkohë, kohët e fundit Sara është parë nën shoqërinë e Erik Fullanit, me të cilin thuhet se ka një lidhje, por asnjë nga të dy nuk e kanë konfirmuar.