Showbiz

Pse Gaforret janë të shumta & dallojnë në formatin e Big Brother?

Pse Gaforret janë të shumta & dallojnë në formatin e Big
Foto: Lore, Olta Gixhari, Artan Kola, G Bani, Kristi Lamaj, Rozana Radi/ Instagram

Më shumë se në çdo edicion tjetër, "Big Brother VIP Albania 5", ka pasur një inflacion banorësh që kanë shenjë horoskopi Gaforren, si: Kristi, Artani, Greta, Lore, Angelo, Seno e ndoshta ndokush tjetër që na ka shpëtuar.

Gjithashtu ndër vite, Gaforret kanë qenë protagoniste në formatin e Big Brother, ku kujtojmë: Rozana Radi nga "BBVA 4", GBani që gjithashtu ka tërhequr vëmendje në të njëjtin edicion, si dhe Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli nga "BBVA 2".

Pothuajse të gjithë këta, kanë qenë banorë që janë shquar si lojtarë të fortë apo që s'kanë kaluar pa u vënë re aty brenda. 

Dhe jo më kot, ka disa arsye pse njerëzit me shenjën e Gaforres bien goxha në sy në formate reality, e në këtë rast Big Brother:

1. Janë emocionalisht inteligjentë

Gaforrja është shenjë uji, ajo ndjen thellë dhe i lexon shumë mirë emocionet e të tjerëve. Në një format si Big Brother ku konfliktet, aleancat dhe dramat janë raste nga të cilat mund të krijosh avantazhe, inteligjenca emocionale është superfuqi.

Pse Gaforret janë të shumta & dallojnë në formatin e Big

Gaforret dinë kur të afrohen, kur të viktimizohen dhe kur të shpërthejnë emocionalisht. Këto mund të mos jenë domosdoshmërisht vlera, por mjaftojnë për ta bërë publikun që ndjek Big Brother-in të flasë për këta personazhe.

2. Publiku lidhet me ta 

Pse Gaforret janë të shumta & dallojnë në formatin e Big

Gaforret kanë momente njerëzore, të ndjeshme, ku ndihen “si një prej nesh”. Edhe kur gabojnë, publiku shpesh i fal, sepse emocionet e tyre duken të vërteta, jo të përllogaritura. Në Big Brother ky është avantazh i madh.

3. Janë strategë të fshehtë

Pse Gaforret janë të shumta & dallojnë në formatin e Big

Një gabim i madh është t’i mendosh Gaforret si vetëm njerëz emocionalë. Në fakt ata mendojnë shumë, por nuk e tregojnë gjithmonë.

Shpesh luajnë dhe lojë të butë, jo agresive; nuk sulmojnë direkt, presin momentin e duhur dhe kur godasin… të vjen e papritur.

4. Dramat u vijnë natyrshëm

Pse Gaforret janë të shumta & dallojnë në formatin e Big

Reality jeton nga drama, por Gaforrja i përjeton gjërat vërtet fort, nuk di t'i fshehë gjithmonë emocionet dhe shpesh përfshihet kokë e këmbë në dinamika.

Pikërisht ky natyralitet i gjaknxehtësisë së tyre të herëpashershme i bën personazhe, e jo thjesht konkurrentë të ftohtë.

5. Kujdesen për imazhin e tyre (pa e treguar)

Pse Gaforret janë të shumta & dallojnë në formatin e Big

Pas së gjithash, Gaforret duan të duken të drejtë, besnikë dhe “zemra e shtëpisë”. Kur manipulojnë, e para e punës s'do e pranonin kurrë; dhe e dyta, e bëjnë në mënyrë që të mos dalin keq në fund.

6. Këmbëngulës emocionalisht: edhe kur bien, ngrihen prapë

Pse Gaforret janë të shumta & dallojnë në formatin e Big

Këmbëngulja e Gaforreve del në pah në formate si Big Brother sepse ata mbajnë fort lidhjet dhe aleancat brenda shtëpisë. Edhe kur përballen me konflikte, intriga apo nominime, Gaforret nuk tërhiqen lehtë, reagimet e tyre janë të sinqerta dhe shpesh emocionet e tyre dalin në pah në mënyrë dramatike, duke tërhequr vëmendjen e publikut.

REELS

Nisja dhe vëre në sedër 🤨

Piss piss 🐱

“Deux Personnes échangeant de la Salive” (Dy persona duke shkëmbyer pështymë) me regji të Natelie Musteata dhe Alexandre Singh, fitoi çmimin “Oscar” për filmin e shkurtër live-action mé të mirë. Luana Bajrami, aktorja me origjine nga Kosova, ishte pjesë e kastit me 4 personazhe. Bajrami ka lindur në 2001 në fahatin Pleshinë, në Ferizaj të Kosovës dhe në moshën 7-vjeçare familja e saj emigroi në Francë. Ajo sot është një aktore e spikatur në Francë. Në 2020, Bajrami u nominua për cmimin “Cesar” si Aktoria më Premtuese.

🫠🫠

“One Battle After Another” nga regjisori Paul Thomas Anderson, fiton Oscar si filmi me i mire

Moderatori i edicionit të fundit të Oscars, komediani Conan O’Brien tallet mënyrën si gen z-gen alpha shohin video në Tiktok🤣🤣

Janë të gjithë njësoj 👀

👀 Si e gjykoni? 👀

E keni parasysh vetë se kush meriton tag ✨

Aktorja kineze Zhang Jingyi është bërë virale së në rrjetet sociale dhe në botën e modës, pasi u shfaq duke mbajtur një aksesor luksi të pazakontë nga Balenciaga, i cili ngjan shumë me një qese të zakonshme plehrash. Aksesori, që zyrtarisht kushton 1,790 dollarë, u kthye shpejt në një temë diskutimi mes adhuruesve dhe kritikëve të modës. Çanta është pjesë e qasjes eksperimentale të Balenciaga-s ndaj modës luksoze, ku objekte të përditshme rikonceptohen si pjesë dizajni të nivelit të lartë. E prodhuar me materiale premium dhe me estetikën minimaliste karakteristike të markës, çanta është krijuar qëllimisht për t’u dukur si një qese e thjeshtë plehrash, duke nxitur debat për kufijtë mes artit, modës dhe praktikës.

Why are Cancers numerous & stand out in the Big Brother format?

Pse Gaforret janë të shumta & dallojnë në formatin e Big
Photo: Lore, Olta Gixhari, Artan Kola, G Bani, Kristi Lamaj, Rozana Radi/ Instagram

More than in any other edition, "Big Brother VIP Albania 5", there has been an inflation of residents who have the Cancer horoscope sign, such as: Kristi, Artani, Greta, Lore, Angelo, Seno and maybe someone else who has saved us.

Also over the years, the Crabs have been protagonists in the Big Brother format, where we remember: Rozana Radi from "BBVA 4", GBani who also attracted attention in the same edition, as well as Olta Gixhari and Luiz Ejlli from "BBVA 2".

Almost all of these were residents who stood out as strong players or who did not go unnoticed there. 

And not in vain, there are several reasons why people with the sign of Cancer stand out in reality formats , in this case Big Brother:

1. They are emotionally intelligent

Cancer is a water sign, it feels deeply and reads the emotions of others very well. In a format like Big Brother where conflicts, alliances and dramas are occasions from which you can create advantages, emotional intelligence is a superpower.

Pse Gaforret janë të shumta & dallojnë në formatin e Big

Cancers know when to approach, when to victimize, and when to explode emotionally. These may not necessarily be values, but they are enough to make the audience that follows Big Brother talk about these characters.

2. The audience connects with them 

Pse Gaforret janë të shumta & dallojnë në formatin e Big

Cancers have human, sensitive moments where they feel "like one of us." Even when they make mistakes, the audience often forgives them because their emotions seem genuine, not calculated. On Big Brother, this is a great advantage.

3. They are secret strategists

Pse Gaforret janë të shumta & dallojnë në formatin e Big

A big mistake is to think of Cancers as only emotional people. In fact, they think a lot, but they don't always show it.

They often play a gentle, non-aggressive game; they don't attack directly, they wait for the right moment and when they strike... it comes as a surprise.

4. Dramas come naturally to them

Pse Gaforret janë të shumta & dallojnë në formatin e Big

Reality lives off drama, but Cancer experiences things really strongly, doesn't always know how to hide emotions, and often gets head over heels in the dynamics.

It is precisely this naturalness of their occasional hot-temperedness that makes them characters, not just cold competitors.

5. They take care of their image (without showing it)

Pse Gaforret janë të shumta & dallojnë në formatin e Big

After all, Cancers want to appear righteous, loyal, and the “heart of the house.” When they manipulate, first of all, they would never admit it; and second, they do it so that they don't come out on top in the end.

6. Emotionally resilient: even when they fall, they get back up.

Pse Gaforret janë të shumta & dallojnë në formatin e Big

Cancer's tenacity is evident in formats like Big Brother because they hold on to their connections and alliances within the house. Even when faced with conflict, intrigue, or nominations, Cancers don't back down easily, their reactions are honest, and their emotions often come to the fore in dramatic ways, capturing the audience's attention.