
Ai është një nga aktorët më të famshëm në botë, fitues i dy çmimeve Oscar dhe me një karrierë të gjatë me filma të suksesshëm ndër vite. Por, Brad Pitt e pranoi: ndonjëherë edhe ai ndjen emocione para yjeve të tjerë.
Gjatë një interviste në podcast-in "New Heights" të vëllezërve Jason dhe Travis Kelce, aktori 60-vjeçar u pyet nëse ndonjëherë ishte ndjerë vërtet i mahnitur nga një figurë tjetër publike. Përgjigjja ishte e menjëhershme dhe krejt njerëzore:
“Kur takova për herë të parë Geena Davis dhe Susan Sarandon... po, u trondita pak. Por kaloi shpejt.”

Brad Pitt, Davis dhe Sarandon luajtën bashkë në filmin e famshëm "Thelma & Louise" në vitin 1991, një rol që i hapi dyert Pitt-it drejt famës botërore. Ai interpretonte J.D., një hajdut simpatik që josh Thelma-n (Geena Davis) dhe më pas vjedh nga shoqja e saj (Susan Sarandon).
Në një intervistë të mëvonshme për revistën W, Pitt foli me ndjeshmëri për përvojën në xhirime, veçanërisht për skenat intime me Davis:
“Geena ishte kaq e ëmbël, e kujdesshme dhe e ndjeshme. Ajo kujdesej për mua. Skena e dashurisë zgjati dy ditë xhirimesh.”
Geena Davis gjithashtu nuk i kurseu fjalët e mira për Pitt, duke kujtuar me simpati momentin kur ai bëri audicionin për filmin:
“Që në audicion e ndjeva që ishte një talent i jashtëzakonshëm. Ka bërë kaq shumë gjëra të mrekullueshme ndër vite.”

Nga ana tjetër, Susan Sarandon, në një intervistë të vitit 2021, tha se përveç pamjes së jashtëzakonshme, Pitt kishte “dhunti të vërtetë për aktrim”, dhe se kishte guxim të merrte role më të thella, përtej bukurisë së tij fizike.

Brad Pitt aktualisht është në promovim të filmit të tij të ri “F1: The Movie”, ku luan rolin e një piloti të ri dhe të talentuar të Formula 1 në vitet ’90, i cili përballet me një aksident që rrezikon të shkatërrojë karrierën e tij.
Burimi: InStyle