Metropolitan

Brad Pitt flet për herë të parë pas përfundimit të divorcit me Angelina Jolie

Brad Pitt flet për herë të parë pas përfundimit të

Brad Pitt ka folur për herë të parë për divorcit të tij me Angelina Jolie, pas më shumë se tetë vitesh betejë ligjore.

Aktori 61-vjeçar dha një intervistë për revistën GQ të publikuar më 28 maj, ku foli kryesisht për filmin e tij të ri që fokusohet te garat me makina, "F1".

Megjithatë, nuk mundi t’i shpëtonte pyetjeve sa i përket jetës personale. I pyetur nëse ndiente "lehtësim" pas arritjes së marrëveshjes së divorcit me Jolie më 30 dhjetor 2024, ai tha:

"Jo, nuk mendoj se ishte ndonjë gjë e madhe. 

Thjesht diçka që u përmbyll ligjërisht."

Jolie kërkoi divorcin disa ditë pas një fluturimi privat me avion, gjatë të cilit ajo pretendoi se Pitt kishte ushtruar dhunë ndaj saj dhe gjashtë fëmijëve të tyre. Autoritetet nuk ngritën akuza ndaj aktorit pas hetimeve, ndaj Jolie vendosi të mos e ndjekë më penalisht çështjen.

Dy aktorët, të cilët kanë gjashtë fëmijë së bashku, Maddox, Pax, Zahara, Shiloh dhe binjakët Knox dhe Vivienne, nisën historinë e tyre të dashurisë në vitin 2005 dhe u martuan në vitin 2014.

Brad Pitt flet për herë të parë pas përfundimit të

Përfaqësuesit e aktorit nuk komentuan për marrëveshjen e divorcit në dhjetor, por një burim pranë aktorit i tha revistës People në mars se "ai është i lumtur që divorci u arrit", dhe se ai dhe e dashura e tij, Ines de Ramon, me të cilën është në një romancë që nga viti 2022, "janë në një moment të mirë të lidhjes së tyre."

Avokati i Jolie, James Simon, deklaroi në atë kohë se Angelina është përqendruar te paqja për hir të familjes.

"Ky është vetëm një kapitull i një procesi të gjatë që nisi tetë vjet më parë. Sinqerisht, Angelina është e lodhur, por ndjen lehtësim që kjo situatë më në fund ka marrë fund."

Brad Pitt flet për herë të parë pas përfundimit të

Nga ana tjetër, në intervistën për GQ, Pitt u shpreh se jeta e tij personale ka qenë gjithmonë nën vëmendjen e mediave. Sipas tij, kjo gjë e ka bezdisur gjithmonë.

"Ka qenë gjithmonë bezdisëse që duhet të përballoj vëmendjen mediatike, ndërsa merrem me gjërat që dua vërtet të bëj."

Ndërkohë, aktorin do e shohim shumë shpejt në kinema, me filmin “F1” që pritet të dalë në kinema më 27 qershor.

Artikuj të sugjeruar:

REELS

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

@lavillabyandale mos ndaloni me këto videot 😂😂😂 e fundit lot

Më healthy se Brioshi është Paçja! Kaq ta dini!