Pas hyrjes së 3 vajzave, shtëpisë së famshme ju bashkuan jo një, por 2 djem të rinj!
Ç’dihet për ta?
Të dy janë Dj të njohur në Prishtinë! Quhen Pajtim dhe Arbër dhe surpriza e radhës për banorët është: Të dy do të luajnë si një banor i vetëm brenda shtëpisë! Çfarë do të thotë kjo? Nëse nominohet njëri, automatikisht nominohet dhe tjetri.
"Do të jemi pa filtra."- dëgjohen të thonë djemtë në videon prezantuese.
Nuk dihen ende shumë gjëra për djemtë e rinj, por e sigurtë që loja si 1 i vetëm do t'i ndryshojë gjërat brenda shtëpisë.