Është fantastike sesi duket Beyonce në kopertinën e re të revistës “Garage”. Ajo shfaqet si asnjëherë më parë, pa make up dhe komplet natyrale.
Numri i ri i revistës zbulon një pamje me flokë gërshet dhe fytyrë të pastë të këngëtares, pa përdorur aspak fotoshop. Por veçantia e kësaj here është dhe fakti që Beyonce ka dashur të përcjellë një mesazh. Në bashkëpunim me artistin Urs Fischer, i cili ka përdorur imazhin e saj si kanavacë për të pikturuar, Beyonce ka dashur të thotë: “Duajeni veten tuaj ashtu si jeni!”.
Burimi: Harper’s Bazaar / Përshtati: Ergisa Bejkollari