Metropolitan

Besa Kokëdhima tregon surprizat dhe detajet e pjesëmarrjes në Eurovision 2024

Besa Kokëdhima tregon surprizat dhe detajet e pjesëmarrjes në

Besa Kokëdhima, e ftuar në “E diela jonë” tregoi disa detaje mbi përfaqësimin e saj në Eurovision me këngën “Titan”/ “Zemrën në dorë”.

“E di që kam një përgjegjësi shumë të madhe dhe jemi përpjekur që ngarkesën dhe presionin e kësaj përgjegjësie ta përkthejmë në punë, për të bërë një përfaqësim sa më dinjitoz që njerëzit të mbetën të lumtur nga ky përfaqësim”, u shpreh Besa në hyrje të programit.

Më tej, ajo rrëfeu se ndryshe nga projektet e tjera muzikore, ky i këngës “Titan” e emocionon sa herë ajo e sheh. “Mendoj se është puna më e mirë që kam bërë deri më sot në muzikë”, pranoi këngëtarja.

“Unë dua që njerëzit të ndihen qytetarë të Europës dhe të botës, muzikalisht në këtë përfaqësim dhe të jenë të ndërgjegjshëm për këtë cilësi produkti. Nëse vjen edhe rezultati, shumë mirë. Nëse jo, në çdo rast, kemi bërë më të mirën që kemi mundur”.

Ajo tha se është shumë e emocionuar për të gjithë mbështetjen që ka marrë pas fitores së Festivalit të Këngës dhe sqaroi se pse kënga e saj do të konkurrojë në gjuhën angleze.

“Nuk është se ndërlidhet me mungesën e dashurisë për gjuhën shqipe, sepse është gjuha më e shtrenjtë dhe më e dashur në botë, madje, do të kishte qenë edhe në pikëpamjen e përllogaritjeve statistikore dhe matematikore, shumë e më thjeshtë nëse do të ishte në shqip, pasi konkurron me të ngjashmit e tu shumë pak (referuar gjuhëve të ndryshme në Eurovision)".

"Gjuha nuk shkëputet nga muzika, janë të lidhura ngushtësisht. Për këtë arsye, vendimi për ta bërë këngën në anglisht dhe për ta riformuluar për audiencën ndërkombëtare ishte sepse nuk është një këngë me stil etnik, apo një këngë me stilistikë (dhe) me origjinë të muzikës të lehtë shqiptare. E dyta, sepse kur e kemi shkruar këngën në fillim, e kishim shkruar në anglisht”, duke shtuar se kjo është bërë që kënga të arrijë në më shumë njerëz dhe fansa të Eurovision-it.

Ajo tregoi se do ta rrezikojnë dhe do të bëjnë më të mirën për këngën dhe do t’u mundësojë njerëzve në Europë një pjesë të Shqipërisë, në një gjuhë që e kuptojnë.

Por, a do të ketë ndonjë fjalë shqip? Mbase. Besa e la të hapur mundësinë. Gjithsesi, ajo bëri me dije se performanca skenike është dorëzuar dhe gjithçka është kryer më 11 mars. “Skuadra që ka punuar dhe do ta ekzekutojë edhe në skenë performancën, është një skuadër me regjisor dhe skenografe me një eksperiencë të gjatë, të cilët kanë drejtuar Festivalin e Finlandës”. Kokëdhima tregoi se ekipi është marrë edhe me performancat e Suedisë dhe në këngët fituese të disa edicioneve.
 
Besa tha se nuk do të jetë e vetme në skenë, por e shoqëruar nga disa ndër balerinët më të mirët në vendet nordike. “Është konceptuar një performancë që është e ndërlidhur me atë që ndodh në skenë me atë që ndodh në videot e ekspozuara. Nuk është diçka që mund ta paramendoni”, tregoi ajo.
 
Këngëtarja iu përgjigj edhe pyetjes se nëse e sheh si dështim një skualifikim të mundshëm të Shqipërisë nga Eurovision-i. “Për mua është fitore nëse njerëzit që shikojnë performancën e dëgjojnë këngën, thonë: “Shqipëria kishte një këngë të bukur sivjet”. Për mua kjo është fitore dhe një marketing i mirë për vendin tim. Pjesa e lobimit dhe marketingut për shtetet e tjera janë gjëra shumë më të mëdha dhe buxhete shumë të larta, që këto vende i shfryëzojnë dhe ne nuk e bëjmë dot, pasi nuk e kemi si mundësi. Ne përpiqemi në të gjitha format që të bëjmë maksimumin. Skuadra është përpjekur edhe privatisht të mbulojë kosto për të promovuar sa më mirë vendin”.
 
Eurovision këtë vit do të mbahet më 11 maj në Malmö, Suedi.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Besa Kokëdhima tells the surprises and details of participation in Eurovision 2024

Besa Kokëdhima tregon surprizat dhe detajet e pjesëmarrjes në

Besa Kokëdhima, invited to "E diela ňona" showed some details about her representation in Eurovision with the song "Titan"/"Heart in hand".

"I know that I have a very big responsibility and we have tried to translate the load and pressure of this responsibility into work, to make a representation as dignified as possible so that people remain happy from this representation", said Besa in the introduction of program.

Further, she confessed that unlike other musical projects, this one of the song "Titan" excites her every time she sees it. "I think it's the best work I've done so far in music," admitted the singer.

"I want people to feel like citizens of Europe and the world, musically in this representation and to be aware of this product quality. If the result also comes, very good. If not, in any case, we did the best we could."

She said she is very excited about all the support she has received after winning the Song Festival and explained why her song will be competing in the English language.

"It is not related to the lack of love for the Albanian language, because it is the most expensive and most loved language in the world, even from the point of view of statistical and mathematical calculations, it would have been much simpler if it had been in Albanian, as it competes with your peers very little (referring to different languages ​​in Eurovision)".

"Language is not separated from music, they are closely related. Therefore, the decision to make the song in English and reformulate it for the international audience was because it is not a song with an ethnic style, or a song with a stylistic origin of the music of easily Albanians. Second, because when we wrote the song in the beginning, we wrote it in English", adding that this is done so that the song reaches more people and Eurovision fans. She indicated that they will risk it and they will do their best for the song and it will give people in Europe a part of Albania, in a language they understand.

But will there be any Albanian words? Maybe. Besa left the possibility open. However, she revealed that the stage performance was submitted and everything was done on March 11. "The team that worked and will execute the performance on stage, is a team of director and stage designers with long experience, who have directed the Festival of Finland". Kokëdhima indicated that the team has also dealt with the performances of Sweden and the winning songs of several editions.
 
Besa said that she will not be alone on stage, but accompanied by some of the best dancers in the Nordic countries. "A performance has been conceived that is related to what happens on stage with what happens in the exhibited videos. It's not something you can imagine," she said.
 
The singer also answered the question of whether she sees a possible disqualification of Albania from Eurovision as a failure. "For me, it's a victory if people who watch the performance and listen to the song, say: "Albania had a beautiful song this year". For me this is victory and a good marketing for my country. The lobbying and marketing part for other countries are much bigger things and very high budgets, which these countries use and we can't do it, since we don't have the opportunity. We try in all ways to do our best. The team has also tried privately to cover costs to promote the country as best as possible".
 
This year's Eurovision will be held on May 11 in Malmö, Sweden.