Metropolitan

Ç’ndodhi këtë herë? Meghan Markle veshi një fustan 2 herë dhe nisi një dramë!

 

Ç’ndodhi këtë herë? Meghan Markle veshi një
Netflix


Meghan Markle dhe Netflix do të publikojnë një dokumentar special për Krishtlindje, të titulluar “With Love, Meghan: Holiday Celebration” dhe ndonëse shumë njerëz u përqendruan te puthja e saj me princ Harry-n, disa shikues symprehtë kapën një detaj tjetër: Fustanin jeshil që ajo kishte veshur.

Ç’ndodhi këtë herë? Meghan Markle veshi një
 
Mesa duket, Meghan ka veshur më parë të njëjtin fustan të markës Galvan Ushuaia, me vlerë 1,695 dollarë, për ca foto me Variety në vitin 2022. Njerëzit e panë, e rikthyen rrotën e historisë pas dhe e akuzuan dukeshën se “e kishte ‘vjedhur’ nga seti fustanin pa pyetur njeri dhe e kishte future në arkivën e saj mbretërore’.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Variety (@variety)

Sigurisht, thashethemi u përhap online dhe një zëdhënës i Meghan sqaroi gjithçka, duke theksuar se këto janë pretendime totalisht të pavërteta.

Ç’ndodhi këtë herë? Meghan Markle veshi një

“Aludimi se ndonjë send është marrë pa dijeninë dhe dakordësinë e stilistëve në set apo ekipeve të tyre përkatëse është jo vetëm kategorikisht i pavërtetë, por edhe shumë shpifës. Çdo send i mbajtur është ruajtur me transparencë të plotë dhe në përputhje me marrëveshjet kontraktuale”, tha zëdhënësi për People.

Nejse, ky dokumentari do të shfaqet më 3 dhjetor dhe për pak çaste shfaqen një numër i madh VIP-ash. Përpos princit Harry, do të shohësh edhe Naomi Osaka, Tom Colicchio, Will Guidara dhe miket e ngushta prej vitesh të Meghan, Kelly Zajfen dhe Lindsay Roth.

REELS

Postimi i Selvijes për Shpatin 😭

U prehsh në paqe, Shpat! 🪽

🔥🔥🔥🔥🔥🔥🔥🔥

Hahaha gjendja ditëve të fundit @shiladukaaa

@veneralumani, @lind_islami & bebushi Drin 🥹

Sofia Vergara my spirit animal😂😂 PS. Manolo eshte i biri:)

✨Lëkura jonë është herë pas herë pak kapriçoze - ndonjëherë e yndyrshme, ndonjëherë e thatë, ndonjëherë me akne. Dhe nuk është gjithmonë e lehtë të gjesh balancën mes hidratimit, mbrojtjes dhe ndjesisë së lehtë që kërkon lëkura mikse. Por @jeclaire.al ka tre produkte që i japin lëkurës çfarë i duhet, kur i duhet - as më shumë, as më pak. 🥰 Nëse edhe ti je në kërkim të këtij “glow”, shiko videon për më shumë detaje. @ledismile_estetike @dr_ledi

ANABEL @ THE MOVIES

Quiz: Çfarë i tha???

Arditi dhe e bija Anna, rikthehen pas 7 vitesh me një duet