Të gjithë prindërit e rinj kanë qenë në situata të tilla. Fëmija po qan me ngashërima, sytë i janë enjtur dhe ti ndihesh sikur s’mund të bësh asgjë për ta qetësuar. Kjo mund të jetë shumë e lodhshme dhe torturuese, por për fatin tuaj të mirë, ne mund t’ju vimë në ndihmë. Ekspertët kanë treguar metoda të ndryshme si t’i bëni fëmijët të pushojnë dhe në mos njëra, tjetra nga metodat më poshtë do të rezultojë efektive.
Ngrihu dhe lëviz
Mund të jesh e lodhur dhe gjëja e fundit që do është të kërcesh nëpër shtëpi, por nëse merrni fëmijën që qan në krah dhe e përkundni nëpër shtëpi, mudn të pushojë. Lëvizjet i qetësojnë fëmijët, dhe sipas një studimi, foshnjet nën 6-muaj ndalojnë lëvizjet e pavetëdijshme, të qarat dhe i bie ritmi i rrahjeve të shpeshta të zemrës. Fëmija e mendon si mundësi mbijetese dhe është i qetë duke ditur se mamaja do të vepronte shpejt në raste emergjence.
Përkunde
Vendosni fëmijën tuaj në një xhep kanguri dhe përkunduni bashkë me të. Është e lirë dhe e thjeshtë dhe siguron një intimitet më të madh mes nënës dhe fëmijës. Sa më të qetë të jeni ju ndërsa bëni këtë veprim, aq më i qetë do të jetë fëmija.
Mbajeni në dorë dhe tundeni
Shikoni videon për instruksione më të sakta. Pediatrët e shfrytëzojnë gjithnjë këtë metodë dhe është një bekim për prindërit gjithandej.
Biberoni
Mbani disa, jepini disa, lërini disa tek krevati, kështu sa herë t’i bjerë njëri, qoftë edhe në mes të natës, të ketë tjetrin aty pranë.
Masazh
Fëmija juaj mund të ketë nevojë për masazh, si të gjithë ne kuptohet. Krijoni një atmosferë relaksuese, shtrijeni me kurriz, ruani kontaktin me sy dhe flisni me të me zë të qetë. Prekni lehtë çdo pjesë të trupit të tij për rreth një minutë dhe mos kini frikë, nëse s’po kënaqet, do t’jua bëjë me dije.
Mbështilleni
Ashtu si të gjithë ne, kur është i mërzitur fëmija, një batanije mbështjellë krahëve mund ta bëjë gjithçka më të bukur. Mbështilleni si burrito në një batanije të butë, ngushtë sa të ndihen të sigurt, por mjaftueshëm lirshëm sa të kenë pak vend për të lëvizur brenda. Kjo i jep siguri, ngrohtësi dhe mbështetje. Në të tilla raste shtrijini me kurriz dhe monitorojini, kështu nuk rrotullohen.
Vendosni muzikë
Një nga mënyrat më të mira për të pushuar fëmijën është të vendosni muzikë.
Bëni punë shtëpie
Askush nuk ka nerva për këtë, por thuhet se zhurma e fshesës me korrent dhe zhurmat statike në përgjithësi e qetësojnë fëmijën dhe i sjellin gjumë, por tregohuni të kujdesshëm me volumin.
Ruaj qetësinë
Për të mirën e shëndetit tuaj dhe të fëmijës, ruani qetësinë. Nëse bërtisni dhe përhapni panik thjesht sa do t’i përkeqësoni gjërat. Fëmijët nën 3-muajsh mund t’i lini të qajnë për 5 minuta, kohë e mjaftueshme që me shpresë ta zgjidhin vetë hallin e tyre, ose t’ju japë ju pak kohë për të marrë frymë.
Kërkoni ndihmë tek profesionisti
Nëse fëmija juaj nuk pushon së qari, vuan nga koliki, thënë ndryshe të qarat e pakontrolluara tek një fëmijë i shëndetshëm, zakonisht tek fëmijët më të vegjël se 5 muajsh që qajnë për tre orë me radhë në 3 ose më shumë ditë të javës, për të paktën 3 javë.