Bella hadid sapo ka arritur një sukses të ri në modeling. Ajo ka realizuar kopertinën e saj të parë për revistën “Vogue” dhe duket e mahnitshme në të (foto2). Hadid është duke u impenjuar në disa prej eventeve më të rëndësishëm në botën e modës, duke ndjekur kështu hapat e motrës së saj Gigi.
Edhe pse motra e saj ka realizuar një numër më të madh kopertinash, Bella është në rrugën e duhur për t’u bërë pjesë e modeleve më të kërkuara në botë. Deri tani ajo ka punuar me Marc Jacobs, Balmain dhe Chanel.
Burimi: NYLON/ Përshtati: Mikaela Brokëri