Ditëlindjet kalohen me ata që do më shumë. Për Bella Hadid, që feston ditëlindjen e 23-të sot, kjo do të thotë një drekë e qetë në New York në shoqërinë e Gigi, Anwar dhe Yolanda Hadid, dhe kunatës, Dua Lipa.
Bella u vesh me të zeza për ditën e veçantë. Ajo zgjodhi një set me fund dhe xhaketë që i theksonte belin. Veshjen e kombinoi me çorape të larta deri në gju dhe këpucë nga Dr. Martens. Për sa i përket aksesorëve, zgjodhi një çantë të vogël të zezë, syze të vogla të zeza dhe vathë të artë nga Missoma. Në dorë mbante një kurorë plastike që shkruante “Gëzuar ditëlindjen.”
Dua, e cila është e dashura e Anwar, vëllait të Bella-s, veshi një bluzë si xhaketë të shkurtër, xhinse me bel të lartë dhe varëse të shumta.
Ndërsa Gigi, që i pëlqen të ndihet rehat, veshi një set sportiv me dizenjo resh dhe një xhaketë të bardhë nga Aje.
Yolanda, porsi Bella, u vesh me të zeza kokë e këmbë, me përjashtim të kapeles si kon ngjyrë portokalli dhe tullumbaceve shumëngjyrëshe në duar.
Me këtë rast, të gjithë anëtarët e familjes postuan foto me vajzën e ditëlindjes.
View this post on Instagram