
Po çfarë po ndodh me jetën romantike të Zoë Kravitz? Aktorja është kapur mat duke shëtitur për dore me Harry Styles në rrugët e Romës, ndërkohë që interneti ende nuk e ka përtypur romancën e supozuar me Austin Butler.
Një video që është bërë virale në TikTok e tregon Zoë Kravitz dhe Harry Styles duke ecur shumë afër njëri-tjetrit në një shëtitje të qetë në fundjavë. Zoë me një fustan të bardhë, kapele të zezë dhe kafe në dorë; Harry me xhaketë blu, syze dielli retro dhe "të mbërthyer" prej krahu nga Zoë.
“Kur takon Harry Styles dhe Zoë Kravitz në Romë,” shkruan përdoruesi që ndau videon, duke shtuar se Harry ishte shumë i sjellshëm, edhe pse refuzoi një foto duke thënë se s'donte të shfaqej në internet.
Por kjo shëtitje nuk vjen në një moment të rastësishëm. Thashethemet për një lidhje të mundshme midis Zoë Kravitz dhe aktorit Austin Butler kanë qenë kudo në media, sidomos pasi u panë të përqafuar në një lokal në Paris dhe pasi u shfaqën shumë “të lidhur” në tapetin e kuq gjatë promovimit të filmit të tyre të ri, "Caught Stealing".
Në rrjet, fansat po ziejnë. Disa i quajtën Harry dhe Zoë “shumë të ëmbël së bashku”, por të tjerë s’janë aq të impresionuar, duke kujtuar se Kravitz është shoqe e ngushtë me Taylor Swift, ish-të dashurën e Harry Styles.
“Epo, ajo është shoqja e Taylor dhe ai është ish-i saj… pak e çuditshme, apo jo?” shkruan një komentues.
Një tjetër thotë:
“Po prit... a s’është shoqe me Taylor ajo?”
Një përdorues tjetër në X e etiketoi Kravitz si "lakmitare", duke nënkuptuar që aktorja po luan me dy karta, në një kohë me Austin Butler-in në Paris dhe më pas me Harry Styles-in në Romë.
Sidoqoftë, as Zoë Kravitz dhe as Harry Styles nuk kanë komentuar për momentin. Ajo ishte më parë e fejuar me Channing Tatum (2021–2024) dhe e martuar për pak kohë me aktorin Karl Glusman. Ndërsa Harry Styles, pas ndarjes me Taylor Russell në 2024, u pa duke u puthur me një vajzë misterioze në Glastonbury këtë verë.
Thjesht rastësi apo një trekëndësh hollivudian që po formohet? Koha (dhe Instagrami) do ta tregojnë.
Burimi: Page Six