Metropolitan

Bëjini vetes një nder dhe shkoni menjëherë të shihni ‘Black Panther’

Bëjini vetes një nder dhe shkoni menjëherë të shihni

“Black Panther” është një film me superheronj dhe vetëm nga kjo fjali besoj se shumë prej jush morën vendimin për të mos e parë kurrë, për të mos e marrë hiç në konsideratë. Jini pakëz më mendjehapur ndaj gjërave të reja dhe lexoni pak më gjatë. Ky film është fantastik. Këtë s’po e them vetëm unë (fanse e Marvel me shokë), por çdo njeri e kritik që ka parë filmin. Kaq shumë njerëz s’mund ta kenë gabim.

Filmi flet për një shtet imagjinar në Afrikë, të quajtur Wakanda, në dukje vend i botës së tretë, por në realitet një mrekulli teknologjike falë rezervave të bollshme të një metali të quajtur vibranium. Lideri i Wakanda-s vdes dhe vendin e tij duhet ta zërë T’Challa, i biri, i cili jo vetëm do të trashëgojë postin, por edhe fuqitë e panterës së zezë. Ngjan si një film tipik superheronjsh, dhe është, për minutat e para. Më pas fabula shpaloset mrekullisht në një dramë politike që eksploron problemet e sotme të emigracionit, racizmit, prindërimit, patriotizmit dhe zonës gri mes të mirës dhe të keqes. Jemi në 2018-n fundja, kush do më filma bardhë e zi? (Përgjigje: Askush)

Si produksioni i parë me një kastë aktorësh thuajse tërësisht me ngjyrë, me përjashtim të Andy Serkis dhe Martin Freeman, “Black Panther” mezi u prit nga fansat dhe në momentin që filloi të shfaqej në kinema, radhët e pritjes u bënë të papërballueshme. Këtu në Tiranë, ditën e premierës, ishte e pamundur të hyje në sallë pa shkuar orë të tëra më herët për të tërhequr biletat. Në botë ndodhi diçka e ngjashme. Filmi theu çdo pritshmëri fitimi dhe përshtypjet janë universalisht të mira.

Bëjini vetes një nder dhe shkoni menjëherë të shihni
Okoje

Personazhet janë të shkruar jashtëzakonisht mirë (dhe tmerrësisht seksi). Kemi T’Challa, një lider i dyjëzuar, i papërvojë; Killmonger, ‘i keqi’ i historisë me të shkuarën më interesante në gjithë historinë e kohës; Nakia, ish e dashura spiune e T’Challa, që ka në mendje vetëm të mirën e botës; Shuri, motra e T’Challa, një gjeni teknologjie, edhe pse adoleshente; Okoje, roja personale e mretit, me kokën qerose më të bukur që kam parë ndonjëherë.

Bëjini vetes një nder dhe shkoni menjëherë të shihni
Erik Killmonger

Simbolizmi në film spikat po aq sa kostumi i ngushtë i panterës. Fraza “Wakanda përgjithmonë” rezonon përgjatë gjithë filmit, simbol patriotizmi, detyra ndaj kombit dhe patriotizmi. Paraardhësit gjithashtu luajnë një rol të rëndësishëm në film, edhe pse janë e shkuara. Kjo vendosje shërben si një kujtesë e vogël në cep të mendjes se shumë gjëra u vendosën për ty, para se të lindje, jashtë kontrollit tënd. Dy historitë e dashurisë, ajo mes T’Challa dhe Nakia, dhe Okoje dhe W’Kabi, janë tërësisht anësore. Madje, përmenden shkarazi nja dy herë. Ishte si një puhizë e freskët ajri. Lajme flash: Jo çdo film duhet të jetë për dashurinë!

E gjithë përvoja, të paktën për mua, ishte ndër më të mirat. Gjej rastin të falenderoj djalin e vogël ca rreshta më lart ndenjëses sime, që ishte aq i mërzitur për T’Challa, sa qau dhe iu ankua prindërve. E bëri mbrëmjen më të veçantë.

Bëjini vetes një nder dhe shkoni menjëherë të shihni

“Black Panther” e gjeni në gjithë kinematë e kryeqytetit. 

Alberta Kamenica
Gazetare

REELS

Në akullin e Lojërat Olimpike Dimërore 2026 në Milano Cortina, Laurence Fournier Beaudry (me origjinë kanadeze, që garon për Francën) dhe Guillaume Cizeron dhuruan një moment që të lë pa frymë. Publiku u ngrit në këmbë, rrjetet shpërthyen dhe ata e mbyllën garën me 🥇 medaljen e artë në ice dance. Elegancë, teknikë dhe një kimi

Shawn Mendes në Karnavalet e Brazilit me aktoren braziliane Bruna Marquezine, është Valentine Mood

Angelina Jolie dhe aktori francez Louis Garrel promovuan ne France filmin “Couture”, ku Jolie luan rolin e nje regjisoreje amerikane qe shkon ne Paris Fashion Week.

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.

Oh sa me ka pelqyer ky seriali. Fiksimmm RIP Dawson

Tourism Fair Albania 2026 u rikthye në Tiranë më datat 11–12 shkurt në Pallatin e Kongreseve, duke bashkuar profesionistët e turizmit nga mbi 18 vende të botës! Edicioni i 4-t sjell takime mes bizneseve të turizmit, diskutime me ekspertë dhe mundësi të vërteta bashkëpunimi. Panairi më i madh i turizmit në Shqipëri është i hapur edhe për publikun: dy ditë networking, ide dhe eksperienca që e vendosin Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të turizmit.🗺️✨

Dhe vizualisht eshte ceremonia me e bukur e cdo Big Brother, duke nisur nga cifti, celebruesi (Londrimi 😍) , dekori dhe te te gjithe te ftuarit te veshur me Valdrin Sahiti

Bad Bunny shkëlqeu në SuperBowl