Lifestyle

Bëhuni amvisa më e mirë mes mikeshave tuaj në stilin 'Kate Middleton'!

Bëhuni amvisa më e mirë mes mikeshave tuaj në stilin

Sigurisht që shumë prej nesh do të na pëlqente të martoheshim me një princ, të jetonim në një pallat mbretëror dhe të kalonim ditën duke bërë punë bamirësie, pilates, apo të pinim çaj me fisnikë të tjerë. Por kë po përpiqemi të gënjejmë? Kjo nuk ka për të ndodhur kurrë. Por të paktën mund të përpiqemi të përvetësojmë pjesët më të mira të jetës së Kate Middleton, që të jemi princesha në botën e vërtetë! Këshillat që do të listojmë më poshtë, do t'ju shërbejnë jo vetëm për darkën e fundvitit, por në çdo mbledhje familjare apo me miqtë tuaj. Me fare pak përpjekje, ju do të jeni amvisa më e mirë mes shoqeve tuaja!

1. Dërgoni një ftesë të mirëfilltë dhe mos harroni orën e përfundimit.

Bëhuni amvisa më e mirë mes mikeshave tuaj në stilin

Dërgoni ftesa kur organizoni festa. Dukesha i shpërndan ftesat online dhe gjithnjë vendos kohën e përfundimit, kështu të ftuarit nuk qëndrojnë gjithë natën.

2. Përgatitini gjërat më përpara.

Bëhuni amvisa më e mirë mes mikeshave tuaj në stilin

Askujt nuk i pëlqen të kalojë gjithë ditën duke u marrë me përgatitjet. Një ditë përpara eventit, dekoroni dhe sistemoni tavolinën dhe gatuani gjithçka që mund të përgatisni më parë. Do të ndiheni të relaksuar kur të vijnë të ftuarit dhe nuk do të sorollateni në kuzhinë. Ditën e eventit mund të fokusoheni tek përgatitja e ushqimit dhe të shihni çfarë mungon.

3. Ruani formatin e duhur të vendosjes së objekteve mbi tavolinë.

Bëhuni amvisa më e mirë mes mikeshave tuaj në stilin

4. Përshëndetni me një puthje dhe një shtrëngim dore të sigurt.

Bëhuni amvisa më e mirë mes mikeshave tuaj në stilin

Për të përshëndetur të ftuarit, Dukesha ndjek zakonet vendase. Me miq dhe persona të afërt Middleton preferon puthjet në faqe (faqja e djathtë me faqen e majtë gjithmonë) dhe njihet për shtrëngimin e fortë të dorës. Doni të jenë të ftuar të mirë? Mos shkoni kurrë herët. Për koktejle shkoni 10-15 minuta pas fillimit të festës, për një darkë 5-10 minuta pas pjatës së parë.

5. Një lloj i ndryshëm appetizer-i për çdo tre të ftuar.

Bëhuni amvisa më e mirë mes mikeshave tuaj në stilin

Nëse keni 9 të ftuar, duke të shërbeni të paktën tre lloje të ndryshme appetizer-ash. Përfshini një opsion vegjetarian dhe bëjini mjaftueshëm të vogla që të hahen me një kafshatë. Shërbejini me peceta të vogla dhe përdorni kunja dhëmbësh për ushqimet e yndyrshme.

6. Prezantoni sa më shumë njerëz sa më shpejt të jetë e mundur.

Bëhuni amvisa më e mirë mes mikeshave tuaj në stilin

Si pritës, detyra juaj është të flisni me të ftuarit tuaj, për t'u siguruar që të gjithë janë të lumtur dhe ndihen rehat në shtëpinë tuaj. Prezantoni ata të ftuar që kanë njohje ose background të përbashkët, në mënyrë që të gjitha prezantimet të jenë bërë përpara fillimit të darkës.

7. Mbani çantën e dorës në dorë

Bëhuni amvisa më e mirë mes mikeshave tuaj në stilin

Kur Dukesha është në një event, e mban çantën përpara me të dyja duart e saj. Kur përshëndet njerëz mund ta mbajë vetëm me njërën dorë, por nuk e vendos kurrë nën sqetull apo në tokë ose tavolinë. Nëse nuk keni një vend të përshatshëm për ta vendosur, lëreni mbrapa shpinës kur të uleni në karrige.

8. Uluni si Dukesha

Bëhuni amvisa më e mirë mes mikeshave tuaj në stilin

Qëndrimi e bën një Dukeshë! Uluni drejt, mbani largësinë e një kokrre veze nga ndenjësja dhe mjekrën paralel me tokën. Bashkoni kyçet dhe gjunjtë bashkë dhe takat mbështetini gjithnjë në tokë. "Cambridge Cross" është një tjetër formë qëndrimi, që i bën këmbët të duken më të gjata dhe ndalon të tjerët të shohin nën fustanin tuaj.

9. Mbani gotën e verës nga bishti.

Bëhuni amvisa më e mirë mes mikeshave tuaj në stilin

Kjo ndalon ngrohjen e lëngut. Mbani mend që vera duhet të serviret nën pjesën e gjerë të gotës. Dhe nëse keni përdorur buzkuq, sigurohuni të pini vetëm nga një anë e gotës, për të mos krijuar një 'kurorë buzëkuqi' në anët e gotës.

10. Paloseni në gjysmë pecetën

Bëhuni amvisa më e mirë mes mikeshave tuaj në stilin

Mos e vendosni pecetën në prehër deri në momëntin që e zonja e shtëpisë e bën. Kur t'ju duhet të pastroheni, përdorni pjesën e brendshme të pecetës që të të mos ndosni fustanin tuaj.

11. 3 kafshata, pastaj ndaloni.

Bëhuni amvisa më e mirë mes mikeshave tuaj në stilin

Dukesha ha tre kafshata pastaj ul lugën poshtë.

12. Thika në dorën e djathtë, piruni në të majtën.

Bëhuni amvisa më e mirë mes mikeshave tuaj në stilin

Edhe nëse bëhet fjalë vetëm për një kafshatë. Vendoseni ushqimin mbrapa pirunit . Edhe në këtë rast, hani tre kafshata, pastaj pushoni.

13. Mos thoni kurrë: Po shkoj në tualet.

Bëhuni amvisa më e mirë mes mikeshave tuaj në stilin

Thjesht kërkoni ndjesë dhe ngrihuni nga tavolina, duke vendosur pecetën lehtësisht.

14. Banja

Bëhuni amvisa më e mirë mes mikeshave tuaj në stilin

Është shumë e rëndësishme që banja të jetë mikpritëse për të ftuarit. Dukesha vendos sapun me aromë të fortë dhe një krem duarsh. Largoni gjërat e panevojshme, si piasteri apo difuzori dhe shmangni përdorimin e qirinjve.

15. Mbani çajin me dy gishta, ndërsa filxhanin e kafesë mbërthejeni duke futur gishtin tregues brenda veshit të filxhanit.

Bëhuni amvisa më e mirë mes mikeshave tuaj në stilin

16. Mos i lejoni të ftuarit të lajnë pjatat.

Bëhuni amvisa më e mirë mes mikeshave tuaj në stilin

Një i ftuar i mirë duhet të ofrohet gjithmonë për ndihmë, por një amvisë e vërtetë nuk do të pranonte kurrë. Ju duhet të përpiqeni që të ftuarit të jenë të relaksuar dhe të ndihen të përkujdesur gjatë gjithë kohës. Nuk duhet të ndihmojnë në kuzhinë apo të pastrojnë.

Burimi: Harper's Bazaar

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb