Emina Cunmulaj është në pritje të fëmijës së dytë me miliarderin Sam Nazarian.
Këto ditë po i shijon si një nënë më me përvojë, dhe s’ia prish qejfin vetes për asnjë neps. Por sot, e kuptuam njëherë e mirë përse gjithë kjo uri: vogëlushi që ka në bark është një Ninja.
Modelja tregoi në Instastory se bebja që mban në bark është një karateist i vërtetë, pasi natën përpara e kishte kaluar duke lëvizur pa u mbajtur.
“Kam një fëmijë karateist në bark”, shkruan Emina.
Emina Cunmulaj, e cila një pjesë të mirë të fëmijërisë e ka kaluar në Mal të Zi, ka neps vetëm për gjëra që i kujtojnë këtë periudhë: qofte me ajvar (salcë specash), pite kolare (byrek dredhanik) dhe gjëra të tilla.
Domosdo, sepse me gjithë atë lëvizje, duhet të armatosesh mirë me të ngrëna.
Ndjekësit e Eminës mendojnë se këtë herë, ajo do të sjellë në jetë një djalë, por vetë modelja është mjaftuar duke thënë se do thjesht të jetë i shëndetshëm.