News

BE ka nisur një "luftë" kundrejt inteligjencës artificiale dhe nuk po e kursen as Google!

BE ka nisur një "luftë" kundrejt inteligjencës

Bashkimi Europian ka hapur një hetim për të vlerësuar nëse Google po shkel rregullat e konkurrencës në përdorimin e përmbajtjes online nga publikuesit dhe krijuesit e YouTube për inteligjencën artificiale. Komisioni Europian njoftoi të martën se do të shqyrtojë nëse kompania amerikane e teknologjisë, e cila operon modelin AI Gemini dhe është në pronësi të Alphabet, po vendos konkurrentët e tjerë të inteligjencës artificiale në një “disavantazh”.

“Hetimi do të shqyrtojë veçanërisht nëse Google po deformon konkurrencën, duke imponuar kushte të padrejta te publikuesit dhe krijuesit e përmbajtjes, ose duke i dhënë vetes qasje të privilegjuar në këtë përmbajtje, duke vendosur kështu zhvilluesit e modeleve konkurrente të inteligjencës artificiale së në një disavantazh,” tha komisioni.

Ai shtoi se ekziston shqetësimi se Google mund të ketë përdorur përmbajtje nga publikuesit e internetit për të gjeneruar shërbime të mbështetura nga inteligjenca artificiale në faqet e rezultateve të kërkimit, pa kompensim të duhur për publikuesit dhe pa ofruar mundësinë për të refuzuar përdorimin e kësaj përmbajtjeje.
 
Komisioni shprehu gjithashtu shqetësimin nëse Google ka përdorur përmbajtje të ngarkuar në YouTube për të trajnuar modelet e veta gjeneruese të AI-së, pa ofruar kompensim ose mundësinë për krijuesit që të refuzojnë.

“Krijuesit e përmbajtjes që ngarkojnë video në YouTube kanë detyrimin të japin leje Google për të përdorur të dhënat e tyre për qëllime të ndryshme, përfshirë trajnimin e modeleve gjeneruese të inteligjencës artificiale,” tha komisioni.

Google nuk paguan krijuesit e përmbajtjes në YouTube për punën e tyre, as nuk i lejon ata të ngarkojnë përmbajtjen, pa lejuar Google të përdorë këto të dhëna, sipas komisionit. Ai vuri në dukje se zhvilluesit konkurrentë të modeleve të inteligjencës artificiale ndalohen nga politikat e YouTube nga përdorimi i përmbajtjes së YouTube për të trajnuar modelet e tyre të AI-së.
 
YouTube, në pronësi të Google, thotë se kushtet e tij lejojnë Google të përdorë punën e krijuesve për krijimin e modeleve inteligjencës artificiale. Në shtator, YouTube njoftoi: “Ne përdorim përmbajtjen e ngarkuar në YouTube për të përmirësuar përvojën e produktit për krijuesit dhe shikuesit në YouTube dhe Google, përfshirë përmes aplikacioneve të mësimit makinerik dhe inteligjencës artificiale”.
 
Kryetarja e Departamentit të Konkurrencës, Teresa Ribera, tha: “AI sjell inovacion të jashtëzakonshëm dhe shumë përfitime për njerëzit dhe bizneset në Europë, por ky progres nuk mund të vijë në kurriz të parimeve që janë në zemër të shoqërive tona.”
 
Një zëdhënës i Google tha:

“Kjo ankesë rrezikon të shtypë inovacionin në një treg që është më konkurrues se kurrë. Europianët meritojnë të përfitojnë nga teknologjitë më të fundit dhe ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me industrinë e lajmeve dhe atë krijuese, ndërsa ata kalojnë në epokën e inteligjencës artificiale”.

Hetimi i BE-së është sfida më e fundit ndaj kompanive të mëdha amerikane të teknologjisë në vitet e fundit.
 
Në shtator, rregullatorët e BE-së vendosën një gjobë prej gati 3 miliardë eurosh (€2.6 miliardë) kundër Google, duke pretenduar se kompania favorizonte shërbimet e saj të reklamimit digjital mbi konkurrentët. Donald Trump e quajti gjobë “diskriminuese”.
 
Kompania e rrjeteve sociale e Elon Musk, X, u gjobit javën e kaluar me 120 milionë euro nga rregullatorët e teknologjisë së BE-së për shkelje të rregullave të përmbajtjes online. Shkeljet përfshinin atë që BE-ja e quajti një “shenjë të rreme” blu për verifikim dhe mungesën e transparencës në reklamimin e platformës.
 
Gjobat tërhoqën gjithashtu kritika nga zyrtarët amerikanë, përfshirë sekretarin e shtetit Marco Rubio, i cili shkroi në X se gjoba ishte “një sulm ndaj të gjitha platformave teknologjike amerikane dhe popullit amerikan nga qeveritë e huaja.”
 
Komisioni Europian hapi një hetim më herët këtë vit ndaj Meta për implementimin e funksioneve të inteligjencës artificiale në ËhatsApp, platformën e saj të mesazheve. Vitin e kaluar, ai gjobiti Meta me 798 milionë euro për praktika abuzive që përfitonin Facebook Marketplace.
 
Në 2024, Apple humbi një betejë kundër një urdhri të rregullatorëve të konkurrencës së BE-së për të paguar 13 miliardë euro taksa të prapambetura në Irlandë.
 
Muajin e kaluar, kreu i kompanisë prindërore të Google tha se njerëzit nuk duhet të “besojnë verbërisht” gjithçka që mjetet e inteligjencës artificiale u thonë.
 
Sundar Pichai, shefi ekzekutiv i Alphabet, tha se modelet e AI-së janë “të prirura ndaj gabimeve” dhe u kërkoi njerëzve t’i përdorin ato së bashku me mjete të tjera. Ai gjithashtu paralajmëroi se asnjë kompani nuk do të ishte e paprekshme nëse flluska e inteligjencës artificiale shpërthente.

REELS

RIP maestro Valentino!

@optika_shqiptaro_gjermane , për ju që kërkoni standarde të larta dhe cilësi premium

Dhe meqë ra fjala, mamaja e Bradley Cooper, Gloria Campano mendon se Can Yaman është aktori më i mirë në botë🤣.

Oh so it’s bromance not romance now? Uffaa

Shikim të këndshëm

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.

Edhe une pjesën e brendshme shoh te një mashkull, po atë pjesë dua ta çoj në palestër

Dhe ti akoma s’ke gjetur burrin nr.1 …..

Jennifer Lawrence veshi fustanin më risque ndonjëherë në Golden Globes, i krijuar enkas për të nga Sarah Burton për Givenchy. Lawrence ishte nominuar në kategorinë “Best Actress” për rolin e saj në filmin “Die with it”.

Nikki Glaser nuk kurseu askënd në monologun e saj në Golden Globes 2026 😬 Duke iu drejtuar Leonardo DiCaprio, ajo tha: Çfarë karriere ke pasur, role ikonike, ke punuar me regjisorët më të mëdhenj, ke fituar 3 Golden Globes, një Oscar dhe gjëja më mbresëlënëse është që i ke arritur të gjitha këto para se e dashura jote të mbushte 30 vjeç.” Pastaj Glaser shtoi: “Leo, më vjen keq për shakanë, ishte e lirë por sinqerisht, ne nuk dimë asgjë tjetër për ty. Hap pak zemrën, o burrë.” Madje ajo ironizoi se intervista më e thellë që ka dhënë ndonjëherë DiCaprio ishte në Teen Beat në 1991 🤭