Nëse ende nuk keni dëgjuar për ‘barkun e mamit’, na lejoni t’ju ndriçojmë mendjet/ Është ajo pala e vogël ose e madhe e barkut që varet nën kërthizë, pasi gruaja ka lindur fëmijë. Dhe sado të dobësoheni, është praktikisht e pamundur të largoni atë pjesë të lëkurës.
Leah Keller, mama dhe trajnere personale, ka zhvilluar një ushtrim të quajtur ‘Dia Method’ për të hequr qafe pjesën e tepërt të barkut brenda 12 javëve, duke kryer një aktivitet fizik specifik 10 minuta çdo ditë. 10 minuta shumë intensive ushtrimesh për zonën e barkut, që synojnë forcimin e muskujve tashmë të lëshuar. “Duhet të jetë e vështirë. Nëse nuk është e vështirë, nuk po e bëni siç duhet,” shpjegon Leah, duke i mëshuar fort dhe rëndësisë së frymëmarrjes dhe sekuencave të aktivizimit të muskujve.
Shumë besojnë se ky është vetëm një problem kozmetik, megjithatë nuk është e vërtetë. Fenomeni i ‘barkut të mamit’ ndodh kur gjatë shtatzënisë muskuli çift që ndodhet në pjesën e përparme të barkut tendoset për të krijuar hapsirë për fëmijën dhe mund të ndodhë të ndahen, duke krijuar atë që quhet ‘diastasis recti’ dhe krijon një mbështetje më të dobët për organet e brendshme.
Një vit pas lindjes, 32,6% e grave vazhdojnë të kenë barkun e mamave dhe nëse nuk ushtrohen intensivisht për ta hequr, jo vetëm nuk duket bukur estetikisht, po mund të jetë dhe i rrezikshëm për nënat.
Burimi: Health Line