Lifestyle

Babai zemërthyer hap park lojërash për vajzën me aftësi të kufizuara

Babai zemërthyer hap park lojërash për vajzën me aftësi

Një baba zemërthyer ka hequr dorë nga biznesi i tij për të ndërtuar një park lojërash me vlerë 26 milion paund për vajzën e tij me aftësi të kufizuara, pasi fëmijët e tjerë refuzonin të luanin me të.

Gordon Hartman mori vendimin më të rëndësishëm të jetës së tij pasi pa të bijën, Morgan, asokohe 12 vjec, teksa përpiqej të krijonte shoqëri me disa fëmijë të tjerë gjatë pushimeve, por ata refuzuan. Prandaj ai vendosi të shesë biznesin e tij të ndërtimit të shtëpive në 2005, për të krijuar parkun e parë në botë për të gjithë.

Babai zemërthyer hap park lojërash për vajzën me aftësi

Gordon tregon për BBC: “Ne donim një park ku të gjithë mund të bënin gjithçka, ku njerëzit me dhe pa nevoja të veçanta mund të luanin.” Pasi u konsultua me prindër, doktorë, terapistë dhe ekspertë të tjerë, ai ndërtoi një park 26 milion paund, të cilit i vuri emrin e vajzës.

“Morgan’s Wonderland” ndodhet në San Antonio, Texas, u hap në 2010-ën dhe ofron metoda të ndryshme argëtimi. Për Morgan, 23 vjeç, por me zhvillimin mendor të një 5-vjeçareje, ishte pak e vështirë përshtatja, por tani adhuron të luajë atje. Pas hapjes, parku ka tërhequr më shumë se 1 milion vizitorë nga 67 vende të ndryshme. Përpos kësaj, Gordon tregon se parku humbet çdo vit 750 mijë paund si pasojë e dhurimeve dhe fondacioneve.

Babai zemërthyer hap park lojërash për vajzën me aftësi

Burimi: The Sun

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb