








Aurela Hoxha me binjaket e DSQUARED2
Aurela Hoxha me binjaket e DSQUARED2
Dean dhe Dan Caten- krijuesit e markes DSQUARED2.
Aurela Hoxha gjendet në Itali për shkak të një ftese që ka marr nga vëllezërit binjakë- stilistët e DSQUARED2, Dean dhe Dan Caten, në 20-vjetorin e krijimit të markës së njohur. Ftesa e pak ditëve më parë ka surprizuar edhe vetë Aurelën, e cila më pas ka udhëtuar drejt Italisë për të qënë pjesë e këtij eventi. Ajo ka mundur të shoh nga afër pasarelën e stilistëve organizuar të premten e 16 janarit, pjesë e Milano Fashion Week, që filloi këtë javë.
Pas show-t, Aurela ka mundur të shkrep edhe disa foto të afërta e miqësore mes stilistëve kanadezë të brandit ndërkombëtar. Fotot në fjalë modelja shqiptare ka zgjedhur t'i ndajë me ndjekësit edhe në rrjetin social Instagram.
#showbiz