Showbiz

Aulona sqaron deklaratën për Beniadën: “Ku ishte e shara?"

Aulona sqaron deklaratën për Beniadën: “Ku ishte e
Beniada & Aulona/ Instagram

Aulona ka reaguar publikisht pasi debatit online që nxiti përplasja e saj virtuale me Beniadën. Molla e sherrit pasivo-agresiv ishte deklarata e Aulonës në “The Dalina Show”, ku ajo  shpreh se Beniada prezanton një emision, por nuk di shqip.

Aulona, përmes një postimi në Instagram, ka sqaruar atë që ka thënë, duke u shprehur:

“Pra, ku ishte e shara këtu? Ku ishte mosmbështetja e gruas? Ofendimi? Denigrimi? Tre gra me 20 vite eksperiencë në media, që i kanë provuar të gjitha llojet e medias, nga e shkruara, kur dilje me diktofon në dorë, te radio, televizioni, online etj, po thonë opinionet e tyre për një temë që i shqetëson. Opinione të bazuara mbi fakte!”, e nisi ajo reagimin.

Më tej, shtoi:

“Xhelozi? Seriozisht domethënë? Ashtu siç nuk kam frikë të them çfarë s’më duket e drejtë, ashtu nuk kam frikë të them publikisht edhe kush mendoj që profesionalisht vlen më shumë se mua! Kush e ka parë intervistën e di këtë. Kush nuk e ka parë, ja ku e ka, tre minuta janë”, duke nxitur ndjekësit që ta shohin fragmentin e deklaratës së saj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ne forme me Aulonen (@aulonamusta)

Reagimi i Aulonës vjen pas kundërpërgjigjjes së vakët të Beniadës, e cila i rikujtoi një shprehje të vjetër popullore: “Qentë le të lehin, karvani ecën përpara”. Shprehja nga Beniada u tha me disa gabime, por rëndësi ka konteksti, megjithatë, vetëm në komunikim të përditshëm, jo në media.

Nejse, se ne s’kemi një televizion, thjesht i shohim 100 herë artikujt para publikimit, se e keni parasysh, jemi media…

 

REELS

Sozia e Justin Bieber, (shtiret sikur është ai), shpenzon 10 mijë $ në alkool dhe dhuron show në Las Vegas 🤣

Të uroj më të mirat ty dhe djalin tënd. Uroj të jeni sa më mirë!

Në sezonin e dytë të reality show-t të njohur “Love Is Blind: UK”, vëmendjen e publikut e ka rrëmbyer historia e çiftit Jed dhe Bardha. Jed-i, një djalë nga Essex me origjinë libaneze, dhe Bardha, shqiptare e rritur në Britani. Dyshja krijuan shpejt një lidhje të fortë brenda “pods”-eve (dhoma të ndara ku nuk mund të shihnin njëri-tjetrin). Ata u njohën dhe u dashuruan, le të themi, dhe ky është momenti kur ai i propozon. Bardha ka rrëfyer një pjesë shumë të rëndësishme të jetës së saj: ikjen e familjes nga Kosova gjatë luftës, kur ajo ishte vetëm pesë vjeç.

Fëmijët palestinezë që kanë humbur prindërit nga lufta u diplomuan në një ceremoni në Fshatin e Jetimëve al-ëafaa në Gaza. Shumë prej tyre shpërthyen në lot për shkak të mungesës së prindërve në një ditë si kjo. OKB-ja thotë se Izraeli ka dëmtuar 97% të objekteve arsimore në këtë enklavë të rrethuar.

Versioni mashkullor i Alexa-s

Gjesti ka një “sqarim” për të gjithë ata që e quajnë mosmirënjohës 👀

Na i trego dhe njëherë 🧐

Kjo është e vetmja palestër ku do shkoja me qejf 🤤

Një intervistë e shkurtër me “riders” në @sunride.al . Nëse do të provosh dhe ti ndjesinë që të jep SunRide dhe komuniteti fantastik i tyre, ky është momenti.🚴‍♀️ #sunride #cycling #backtothebeat

Na ishte njëherë…😂