
“Mbretëresha e Pop-it” festoi 67-vjetorin me një udhëtim të veçantë në Itali, e rrethuar nga njerëzit e saj më të dashur.
Prej vitesh, Madonna kishte shprehur dëshirën për të parë nga afër garën tradicionale me kuaj Palio di Siena, një ngjarje historike që i përket epokës mesjetare dhe që pritet me padurim nga i gjithë qyteti. Këtë vit, ajo e bëri më në fund ëndrrës e saj realitet. Në një postim në Instagram, Madonna e përshkroi përvojën si një “ritual të shenjtë”.
Në këtë aventurë, ajo u shoqërua nga vajzat e saj Lourdes (28) dhe Mercy (19), si dhe nga partneri, balerini Akeem Morris (28). Familja shijoi ditë të qeta në Toskanë, mes shëtitjeve në natyrën e fshatit, fishekzjarrëve dhe kërcimeve spontane me vendasit, të gjitha të dokumentuara në një video që ajo publikoi në rrjetet sociale.
View this post on Instagram
Pika kulmore e festës? Torta e ditëlindjes, një krijim madhështor në ngjyrë rozë, me temën e personazhit të njohur “Labubu”.
Mbi të shkruhej: “Gëzuar ditëlindjen Madudu!”
E veshur me një korse elegante prej sateni të bardhë, Madonna fryu qirinjtë.
Aq u desh dhe në Instagram vërshuan një sërë urimesh për këngëtaren ikonike, por vëmendjen këtë herë e rrëmbeu torta.