Me siguri që Cristiano Ronaldo nuk është ndier aspak mirë kur modelja australiane Aline Lima nuk është treguar e gatshme t’i plotësojë kërkesat e tij. Sipas saj, futbollisti i Real Madrid i ka thënë se nuk i interesonte se ajo kishte një të dashur dhe i ka kërkuar t’i dërgojë atij foto ndërkohë që bënte palestër.
Përgjigja e saj ka qenë: “Jo, të dashurit tim nuk do t’i vinte mirë.”
Por futbollistit duket se nuk i ka bërë fare përshtypje fakti që ajo ishte e zënë, duke i shkruar: “Asnjë nuk e di zemër. Urtë!”
Kur pa se vajza po vazhdonte t’i përgjigjej negativisht, Ronaldo, gati i surprizuar i ka shkruar: “Seriozisht?”
Aline Lima ka rrëfyer se e ka kontaktuar fillimisht yllin e futbollit në Instagram, duke i kërkuar që ai të takonte të dashrin e saj, i cili ishte një fans i madh i Real Madrid. Ai menjëherë i ka kërkuar asaj numrin e telefonit dhe i ka ofruar bileta për nëj ndeshje ku do të luante ai vetë.
Ronaldo i ka kërkuar asaj që të takoheshin dhe ajo të merrte një shoqe me vete. Aline i ka kërkuar edhe një herë që ai të takonte të dashurin e saj, por futbollisti i është përgjigjur në Ëhat’s App: “Po bukuroshe. Por është e vështirë. Unë nuk dua të takoj meshkuj. Unë dua të të takoj ty.”
Burimi: Daily Mail