Lifestyle

Si burrat e pasur i ndajnë jahtet mes gruas dhe të dashurave.

Si burrat e pasur i ndajnë jahtet mes gruas dhe të dashurave.

Jo vetëm instagramet e të famshmëve të huaj, por edhe tashmë të shqiptarëve, janë pushtuar këtë verë nga video nëpër jahte luksoze. Por jeta nuk është aq Rosé për stafet e jahteve, sa ç’duket për pasagjerët.

Brooke Laughton, një prej pjesëmarrëseve në reality  show “Below Deck” që transmetohet në kanalin amerikan “Bravo”, ka punuar si stjuardesë për mega-jahte miliarderësh dhe pranon për gazetën “The New York Post”, se shpesh i është dashur të lë mënjanë parimet dhe vlerat me të cilat është rritur, për të bërë të lumtur pasagjerët.

Dy vjet më parë, në festivalin e filmit në Kanë, Laughton kujton se djali i pronarit të jahtit dhe shokët e tij, sollën në bord prostitute, ndërkohë që gratë e tyre kishin dalë për të bërë shopping.

“Disa të stafit tonë ruanin bregun, që të siguroheshin se prostitutat do të largoheshin përpara se të ktheheshin gratë. “ thotë Laughton. “Dhe unë, brenda 20 minutave, duhej të ndërroja të gjithë çarçafët dhe të pastroja çdo gjurmë nga jahti si prezervativët. Ishte kaq e shpifur. Shumë e shpifur.”

Mark Cronin, krijuesi i këtij serialiy reality që ndjek jetën e ekuipazhit të jahteve luksoze thotë se “është diçka standarte që një jaht të ketë dy konfigurime: një për gruan dhe një për dashnoren.” Ndodh shumë shpesh që stafi të ri-dekoroj ambientin mes dy vizitave si psh. të heq fotografitë dhe të ndërrojë çarçafët, pasi gruaja ka qejf dizenjo të ndryshme nga dashnorja.

Ursula Ebinger, e cila punon në Majami, ka qënë stjuardesë jahti për më shumë se 1 vit. Ajo thotë se këto “fshehje” kanë edhe një anë të mirë monetare.”

Më kujtohet që një herë kisha në një jaht 21 metra, një burrë, gruan e tij dhe dy fëmijët e vegjël. Fundjavën tjetër i njëjti burrë vjen me tre prostitute. Ai më pa në sy. Unë po me shikim i fola: “Çfarë çmimi t’i vëmë këtij sekreti?”

Ai më la bakshish 2,500 dollarë për një natë qëndrimi në jaht.

Si burrat e pasur i ndajnë jahtet mes gruas dhe të dashurave.

Ekuipazhi duhet të jetë i përgatitur për çdo gjë, nga veprimet më imorale deri tek ato më të çmendura.

Roger Norton, i cili punon në Afrikën e Jugut me jahte luksoze si inxhinier, shpjegon se të ftuarit e privilegjuar nuk marrin kurrë “jo” si përgjigje.

“Një nga rastet më qesharake ishte një herë në Korsikë, kur një nga të dashurat e një oligarki rus (pronar i jahtit) donte boronica për mëngjesin e të nesërmes nga një dyqan specifik që shiste boronica në qytezën e saj në Rusi. Ato ishin boronicat më të mira në botë dhe ajo duhet t’i kishte patjetër.”

Norton dhe kolegët e tij urdhëruan një korrier të blinte boronicat në Rusi dhe t’i paketonte me një fluturim ekspres brenda natës deri në Korsikë dhe pastaj i tërhoqën me taksi në aeroport. Në orën 5 të mëngjesit, një anëtar i ekuipazhit, mori një skaf dhe lundroi 6 kilometra deri në breg për të marrë frutat. Në orën 7 të mëngjesit, e dashura e oligarkut i kishte boronicat në tavolinë, gati për t’i ngrënë. “tregon ai.

Një tjetër stjuardesë, Julie Perry, që ka shkruar librin “Guida e brendshme se si të bëhesh stjuardesë jahti “Rrëfime nga vitet e mia në det me të pasur dhe të famshëm” tregoi për “New York Post”, se në vitin 2000, disa anëtarë të një familjeje të famshme të cilët kishin marrë një jaht, kërkuan që t’u sillnim me helicopter pizza-t e kompanisë së famshme amerikane Domino.

Edhe kur kërkesat janë të paligjshme, disa sjuardë gjejnë mënyrën që t’ua plotësojnë.
“Ka qënë shumë e zakonshme për shumë shefa ekuipazhi që të kishin një listë me kontakte për prostitute dhe shpërndarës droge në çdo ndalesë.

Laughton kujton se në Ibiza të ftuarit e jahtit kërkonin “party bags” – që në fakt janë disa qese të vogla me drogëra për t’i mbajtur me vete gjatë shëtitjeve nëpër qytete e ishuj.

Cronin rrëfen se jahti nxjerr në pah më të keqen e njerëzve – sidomos të të ftuarve.

“Disa njerëz mendojnë se kanë çdo të drejtë të sillen keq. Ata mendojnë se stafi nuk duhet t’i kundërshtojë kurrë, pasi kanë paguar shumë. Jahtet ku operojmë ne, janë jahte 45 metra të gjatë dhe kushtojnë rreth 150,000 dollarë qera në javë. Ata mendojnë se duhet të jenë më kërkues sesa është nevoja, vetëm për të justifikuar shifrën e lartë që paguajnë.

 

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

As wealthy men share yachts between women and girlfriends.

Si burrat e pasur i ndajnë jahtet mes gruas dhe të dashurave.