Nga personazhi në $NOB, marrëdhëniet me aktorët e tjerë e deri te dashuria, Megli Haskaj iu përgjigj disa prej pyetjeve të ndjekësve në Instagramin e @snob_tvseries.
Në $NOB, Megli luan rolin e Xhesikës, një vajze të cilës nuk i mungon asgjë materiale. Xhesika është “drita e syrit” e babait të saj, një ndërtues i fuqishëm. Po kaq është çfarë ajo ka dhe çfarë i ati mund t’i japë. E braktisur nga e ëma, me një të kaluar të trishtë, Xhesika është një vajzë e thyeshme, e rritur me frikën e braktisjes dhe që kërkon dashuri dhe aprovim në vendet e gabuara.
View this post on Instagram
Xhesika dhe Megli nuk kanë shumë të përshkëta, megjithëse aktorja u shpreh se “mendoj që të gjithë kemi pak ‘Xhesika’ brenda vetes në momente të caktuara”. E pyetur se nëse do ta kishte shoqe personazhin e saj në serial, çfarë këshille do t’i jepte, Megli tha: “Në qoftë se unë do të kisha një shoqe si Xhesika, do t’i thoja që të mos ketë aq shumë besim tek njerëzit, sepse jo çdo gjë është ashtu siç duket. Ajo është shumë e pastër si njeri dhe duhet të bëjë pak më shumë kujdes."
E meqë jemi te ky raport, aktorja u shpreh se ndryshe nga Xhesika – e cila e kërkon dashurinë në vendet e gabuara (si Endi dhe Franci) – Megli u përgjigj duke thënë se “asnjë prej tyre nuk më përshtatet në karakter për të patur lidhje”. Megjithatë, si Megli ashtu edhe Xhesika, të dyja besojnë te dashuria.
View this post on Instagram
Marrëdhënia toksike e Francit (Todi Kasemi) me Xhesikën është një ndër më të komentuarat, por ndryshe nga personazhet, Megli dhe Todi janë miq të mirë. “Franci si partner është fantastik. Kemi patur skena të vështira, por ia kemi dalë. Është shumë qejf të punosh krah dikujt që është kaq profesionist,” tha ajo.
View this post on Instagram
$NOB nuk është përvoja e parë e Meglit me aktrimin, pasi ka luajtur një rol të vogël në filmin “Ti mund të më quash Xhon”, megjithatë është padyshim një eksperiencë e re përsa i përket lojës aktoriale. Ajo, së bashku me aktorët e tjerë të rinj, bënë trajnime me pedagoge Sonila Kapedanin pranë Akademisë Hollyëood për të qenë të aftë të futen në gjendjen e personazhit. “Si arrite të qaje për një skenë? Çfarë mendove?” pyet dikush.
“Ky është një proces pak i gjatë për t’u shpjeguar. Është e vështirë, por kur je në brendësi të skenës, rolit, personazhit, asgjë s’është më e vështirë sepse e përjeton si ti,” tha ajo.
View this post on Instagram
Megli nuk preferoi të zbulonte detaje mbi rrjedhën e ngjarjeve, sepse siç iu përgjigj dikujt që e pyeti për raportin me Kristelën, “duhet të keni durim”.
Për të tjera intervista pyetje-përgjigje me ndjekësit në rrjete sociale, klikoni mbi emrat përkatës: Ketjona Pecnikaj (Tesa), Gent Disha (Albani), Olta Beqiri (Kristela), Brarend Akçiu (Bojken), Elios Shuli (Joan).