Në një komunikim me ndjekësit në faqen zyrtare të $NOB, @snob_tvseries, aktorja e serialit, Olta Beqiri iu përgjigj disa prej pyetjeve të ndjekësve.
Olta luan rolin e Kristelës.
Vieë this post on Instagram
Disa fjalë për personazhin: Kur familja e la në baltë dhe ia preu ëndrrën në mes, Kristela e kuptoi se që gjërat të bëhen siç ajo do, duhet që të ketë kontroll të plotë mbi to. Por çfarë do Kristela, janë ambicie shumë më të mëdha se të moshatarëve të saj.
Vieë this post on Instagram
Disa nga pyetjet e ndjekësve për Oltën:
1. Ke ngjashmëri me Kristelën?
“Po, kam ngjashmëri me Kristelën. Jemi të dyja shumë karakter i fortë, shumë ambicioze, kokëfortë, duam gjithmonë që të na dalë ajo e jona me ngulm dhe jemi të dyja shenja e Luanit në horoskop [qesh].”
2. Gjëja që të pëlqen më shumë te Kristela?
“Më pëlqen fakti që është një femër e pavarur dhe punon shumë për ambiciet e veta, që nuk i shkel njerëzit me këmbë që të ngjitet vetë sipër.”
3. Ke patur vështirësi gjatë aktrimit?
“Absolutisëht që po. Por më shumë ka qenë e lodhshme sesa e vështirë. Është si të gjithë punët e tjera që kërkon përkushtim edhe orë të tëra për të arritur një rezultat të caktuar dhe të dëshiruar.”
Në një intervistë për "Shqipëria Live", Olta, e cila nuk ka përfunduar studimet për aktrim, tha se vështirësia më e madhe për të ka qenë fillimisht të futej në botën e personazhit, por ia ka dalë falë trajnimeve të vazhdueshme.
5. Si ishte reagimi kur more ftesën për t’u bërë pjesë e serialit?
“U gëzova shumë absolutisht, sepse nuk e prisja, sidomos pas refuzimit të herës së parë. Por nuk është asgjë me ato që erdhën në vazhdim: Lumturi dhe energji pozitive.”
6. A ndikohet Olta nga komentet negative?
“Të them të drejtën jo, sepse e di që gjithmonë do jetë dikush ose disa njerëz që nuk do të më pëlqejnë mua ose atë çfarë unë bëj dhe është totalisht normale. Thjesht nëse nuk janë komente kritike nuk i marr shumë afër vetes.”
7. A do të pëlqente të ishe Kristela në jetën reale?
"Ne realisht jemi shumë të ngjashme në tip, por duke qenë se kam gjithë këto vite që jetoj me hallet dhe sikletet e Oltës, nuk kam ndërmend të filloj të mësoj dhe sikletet e Kristelës [qesh]."
8. A dashurohet Kristela në serial?
"Në moshën që është Kristela, dashuritë dhe flirtimet nuk besoj se mungojnë."
9. Cili aktor/e është më i/e mirë sipas teje në $NOB?
"Të gjithë. Është një përgjigje shumë e thjeshtë. Kur punon me ata njerëz e kupton sa profesionist janë dhe sa shumë të ndihmojnë ty që të bëhesh pak më shumë nga çfarë je."
10. Nëse nuk do luaje rolin e Kristelës, cilin rol do zgjidhje?
"Janë përshtatur kaq mirë rolet me të gjithë aktorët, sa nuk i shoh dot personazhet me persona të tjerë. Kështu që unë nuk do e ndërroja kurrë Kristelën me një personazh tjetër."
$NOB nis transmetimin sot, e diel ora 20:00 në Top Channel. Ritransmetimi do të jetë të mërkurave në orën 23:30.
Artikuj të rekomanduar:
- -1 ditë: Njerëzit pyesin, aktorët e $NOB përgjigjen
- - 2 ditë: Një pjesë e kastit tregon: ‘Pse duhet parë $NOB’
- - 3 ditë: Njerëzit pyesin, aktorët e $NOB përgjigjen
- - 3 ditë: ‘$NOB Ekskluziv’ – skena dhe prapaskena nga seriali
- - 4 ditë: Ku do të transmetohet $NOB (përveç Top Channel)
- - 5 ditë: 8 kuriozitete për $NOB
- - 6 ditë: Rrëfime ekskluzive të disa prej aktorëve të $NOB
- Një video me momente nga premiera e $NOB dhe disa komente: ‘Standardi është ëOë’
- Çfarë ndodhi mbrëmë në eventin e $NOB