$NOB

- 1 ditë: Njerëzit pyesin, aktorët e $NOB përgjigjen

Shkruar nga Anabel

6 Nëntor 2021

- 1 ditë: Njerëzit pyesin, aktorët e $NOB përgjigjen

Në një komunikim me ndjekësit në faqen zyrtare të $NOB , @snob_tvseries, aktorët e serialit iu përgjigjen disa prej pyetjeve që bënë njerëzit kureshtarë për të ditur më shumë detaje.

Elios Shuli dhe Ketjona Pecnikaj janë aktorët e radhës që zbuluan se si janë personazhet e tyre, sa ngjajnë në jetën reale me ta dhe mbi të gjitha: ç'do të ndodhë me ta në serial?

Elios, student aktrimi, luan rolin e Joanit.

- 1 ditë: Njerëzit pyesin, aktorët e $NOB përgjigjen

Dy fjalë për personazhin:Të qënurit “nipi i oligarkut” në vend ta ketë ndihmuar, duket se vetëm i ka sjellë probleme Joanit. Vajzat e duan për atë që ka dhe jo atë që është, ai nuk është mik i ngushtë i askujt, jeton nën hijen e çunit të xhaxhait, që është më popullor se ai dhe përfundon padrejtësisht në telashe, vetëm sepse ai nuk bën dot rezistencë, nga frika se mos humb statusin që ka.

Disa prej pyetjeve të ndjekësve në Instagram për Eliosin.

1. Ke ngjashmëri me Joanin?

"Kam shumë ngjashmëri me të, ashtu siç kam edhe shumë ndryshime. Si unë ashtu dhe Joani nëse jemi në botën tonë, nuk na duhet farë nëse jashtë bie asteroid apo ndonjë cunam."

2. Nëse s'do ishe Joani cili do ishe?

"Në fakt unë kam dhënë audicione si për Endin si për Joanin, por mesa duket Joani ishte shkëndija e parë. Edhe pse në fillim Endi (një tjetër personazh) më pëlqente për natyrën misterioze, Joani ishte dashuria ime."

3. Cili ka qenë momenti më i vështirë gjatë xhirimeve?

"Duke qenë se unë jam pak natyrë e mbushur, pantallonat m'u grisën! U detyruan të xhirojmë ashtu, duke e kamufluar të grisurën."

4. Me kë nga personazhet ke marrëdhënie më të ngushtë?

"Ok, po ju them ca sekrete. Së pari Joani dhe Bojkeni jam kushërinj të parë, djem xhaxhallarësh. Së dyti personazhi im më i afërt është...Më vjen keq, duhet të shihni serialin (qesh)."

Ketjona Pecnikaj në rolin e Tesës

- 1 ditë: Njerëzit pyesin, aktorët e $NOB përgjigjen

Dy fjalë mbi personazhin: Tesa është rritur duke kuptuar se puna e ndershme nuk ta bën detyrimisht gjumin e qetë. E goditur nga dy tragjedi (Vdekja e të atit dhe vrasja e vëllait) ajo çfarë Tesa do është të kujdeset për njerëzit që ajo do më shumë, nënën, gjyshen dhe të dashurin e saj, por në emër të kësaj përkujdesjeje, ajo e përfshin veten në aventura që i rrezikojnë jetën dhe ëndrrat.

Disa nga pyetjet e ndjekësve për Ketjonën:

1.  Çfarë të pëlqen më shumë tek Tesa?

"Tek Tesa më pëlqejnë dy gjëra që janë thelbësore. Sakrificat që bën për të afërmit e saj dhe dashuria për personin e zemrës."

2. Sa sfidues ka qenë ky personazh për ty?

"Ka qenë shumë sepse Tesa më ka njohur me disa sfida që s'i kisha njohur në jetën time." 

3. A ka ndonjë lidhje Tesa me ty?

"Kam jetuar shumë kohë me personazhin dhe kam zbuluar që Tesa ka shumë lidhje me mua. Janë dy-tre gjëra që s'kanë lidhje me mua, por jemi të ngjashme."

4. A do të doje të kishe një personazh tjetër aty?

"Të them të drejtën s'e kam menduar kurrë. Duke i bërë një analizë personazheve të tjera, nuk besoj se do të doja dikë tjetër veç Tesës."

5. Sa kohë t'u desh të përshtateshe?

"Ka qenë proces i gjatë. Gjëja që me pëlqen më shumë tek ajo është që i hap vetes shumë telashe për të ndihmuar njerëzit që do. Ka shumë pengesa rrugës, por ja del."