Showbiz dhe TV

Publikohet spoti i ‘Klanifornia’: ‘Nuk është thjesht një program televiziv’

Shkruar nga Anabel

20 Shtator 2019

Publikohet spoti i ‘Klanifornia’: ‘Nuk është thjesht

Spoti i spektaklit më të ri në Tv Klan nis me Turjan Hyskën që thotë “s’keni parë gjë akoma” dhe mbyllet me fjalët e Marinës, që thekson “se ka për të qenë një spektakël i garantuar”. Videoja është një imitim me nota humori i hyrjes së politikanëve në Kuvend.

“Nuk është thjesht një program televiziv, është Klanifornia babyyy. Vetëm në Klan me një supër skuadër,” shrkuan producenti.

Shkallët e Pallatit të Brigadave mbushen me ish-aktorët e “Duplex”, por nuk mungojnë as emra të rinj që pritet të prezantohen gjatë programit. Pjesë e kastit është Olsi Bylyku dhe Delinda Disha, e cila u largua nga "Portokalli". Një emër që vendosi të bashkëpunojë sërish me Hyskën është Lisa Kujofsa. Aktorja la “Apartamentin 2XL” kohë më parë, për shkak të largimit në Itali.

Spektakli pritet të nisë së shpejti nv Tv Klan.