Kinema & TV

Rrëmben çmimin e madh si filmi më i mirë: Çfarë e bën 'Joker' film të jashtëzakonshëm?

Shkruar nga Anabel

8 Shtator 2019

Rrëmben çmimin e madh si filmi më i mirë:

“Joker” rrëmben “Luanin e Artë” në Festivalin e Venecias, si çmim vlerësues për filmin më të mirë. Filmi, me protagonist Joaquin Phoenix, zbulon origjinën e Joker-it të famshëm, armikut të Batman-it.

Filmi, me regji nga Todd Phillips dhe me producent Bradley Cooper, rrëfen historinë e Arthur Fleck, një klloun i trishtë, tejet i trishtë nga Gotham. Arthur i kalon ditët duke u kujdesur për të ëmën e sëmurë dhe duke ëndërruar për momentin që do të bëhet komedian i famshëm.

Rrëmben çmimin e madh si filmi më i mirë:

Ama, askush s’qesh me të – as moderatori Franklin (luajtur nga Robert De Niro)  që e tall publikisht në një prej puntatave të emisionit të tij.

Arthur nuk gjen paqe dhe askush nuk tregon pikë dhembshurie për të. Një grua madje i kërkon të mos e bëjë më për të qeshur të birin...

Phoenix i jep një fytyrë krejt tjetër karakterit të vrazhdë të kllounit nga Gotham. Ky personazh është luajtur më parë nga Jared Leto në “Suicide Squad” dhe Heath Ledger tek “The Dark Knight”.

“Nuk ka film pa Joaquin Phoenix. Ai është luani me më shumë shkëlqim dhe mendje të hapur që njoh! Faleminderit që më besove mua bashkë me talentin tënd të jashtëzakonshëm!”- u shpreh, Phillips, regjisori i “Joker”.

Një çmim i tillë pritej që do të rrëmbehej nga ky film, i cili u duartrokit për 8 minuta rresht që pas premierës në Festivalin e Venecias..