Instagramming

Vesa Luma tregon për vështirësitë që po kalon: ‘Shumë faktorë po ndikojnë në gjendjen time’

Shkruar nga Anabel

7 Gusht 2019

Vesa Luma tregon për vështirësitë që po kalon:

Ashtu si Albano Bogdon dhe Channing Tatum – të cilët treguan se do të largohen së shpejti nga rrjetet sociale – edhe Vesa Lumën e përfshiu presioni i të qenurit një personazh publik. Në një postim në Instagram, këngëtarja rrëfen se ndryshimi i stilit të jetesës si edhe dëshira për të mos përsëritur veten në projektet e ardhshme muzikore, kanë ndikuar negativisht te frymëzimi i saj.

“Dua t’ju kërkoj falje të gjithëve që më shkruani e prisni të lançoj projektet e premtuara, por t’ju them të drejtën dhe të tregohem shumë e sinqertë, nuk më vjen frymëzimi në asnjë moment,” shkruan ajo shoqëruar me një emoji të trishtuar.

Ju kujtojmë që pas zhvendosjes në Zelandën e Re të çiftit Big Basta-Vesa Luma dhe vogëlushit Lian, këngëtarja dhe i biri u rikthyen sërish në Prishtinë, pasi siç Vesa rrëfeu në “Në Kurthin e Piter Pan” në prill të këtij viti, ka në plan të realizojë disa recitale në Shqipëri dhe Kosovë, e më pas të largohet për në Zelandë, pa pengje.

“Besoj janë shumë faktorë që po ndikojnë në këtë gjendjen time,” shkruan Vesa në Instagram. “Nga fillimi i jetës së re për të cilën tashmë jeni në dijeni, e deri tek mundimi i madh për të kuptuar tendencat e çuditshme shqiptare që të japin një ‘presion’ për të nxjerr nga 10 këngë në vit, investime të cilat barazohen me 0, ngaqë 98% të rasteve as që do të mbahen mend vitin tjetër e lëre më të jetojnë gjatë.”

Më pas, Vesa shton se “gjithë jetën ka jetuar dhe është frymëzuar nga muzika”, por siç duket këngëtarja nuk do që të përfshihet nga euforia e të përsërisë veten. “Dua të gjej një ekuilibër mes gjithë këtyre gjërave që nuk është e lehtë për mua, por është tepër e rëndësishme të gjej drejtimin e duhur, për t’i vënë gjërat aty ku duhet të jenë, me profesionalizëm e dashuri.”

“Faleminderit që shtoheni çdo ditë e më shumë, pavarësisht ‘hallakatjeve’ të mendjen sime për momentin. Do të mundohem mos t’ju zhgënjej,” përfundon ajo.

Në një tjetër postim, mesa duket Vesa tregon se do t’i bashkohet Bogdos dhe Tatum.

Vesa Luma tregon për vështirësitë që po kalon:

Vesa Luma tregon për vështirësitë që po kalon: