Për mendimin tonë

Po Noizy, ç’ka me gay-t?

Shkruar nga Anabel

13 Qershor 2019

Po Noizy, ç’ka me gay-t?

Dje, Noizy iu përgjigj thirrjes së Erion Veliajt dhe ofroi një ulje prej 30% nga çmimi i produkteve të Illyrian Bloodline – linjës së veshjeve të Noizy-t –  për të gjithë studentët e pajisur me Kartën e Studentit. Me këtë rast, ai dhe kryebashkiaku pozuan bashkë, si më poshtë:

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj) on

Olti Curri, pati qejf të ngacmonte pak dhe ashtu bëri. Mori foton e mësipërme, e postoi në Instastory dhe shkruajti “Me këtë Kartën e Studentit e kap me ulje këtë bluzën Nike të Noizy-t apo jo?” shoqëruar me një sondazh.

Pak orë më vonë, Noizy sulmoi Currin duke thënë: “Olti Curri, rob i dështuar nga jeta. S’po të them gay, se gay është Elton John, pastaj është zgjedhja jote, jo e imja. Gjithsesi për studentët është me ulje firma Illyrian Bloodline që për një vit ka bërë më shumë se ç’do të bësh ti gjithë jetën me fotot që poston nëpër Instagram për të marrë 50 euro. Paqe dhe dashuri, vëlla. Të fala gjithë portaleve tani.

P.S.: Nuk isha aty për të reklamuar firmën time, isha për të firmosur një kontratë, por ti s’e di çfarë janë kontratat se je bloger.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by NOIZY OTR (@noizy) on

Një sekondë, çfarë? S’po të them gay, se gay është Elton John? Noizy donte të ofendonte Olti Currin duke e quajtur gay, por s’e bëri sepse tregon mungesë respekti ndaj Elton John? Nëse këto pyetje tingëllojnë absurde, akoma më absurd është fakti që po ndodh në 2019-n.

Menduam se e lamë përdorimin e fjalës gay si ofendim në 2012-shin, në kohën e “Na Jena OTR” apo “Diss Hysenit” sepse, të jesh gay, është si të jesh i gjatë, i brun apo me penis të vogël. Gjëra që nuk i ke në dorë më pak fjalë. U desh pak kohë për të arritur në këtë përfundim të pashmangshëm, por arritëm. Mund ta vini re më së miri në reagimin e revoltuar të ndjekësve të Jul Dedës, pas një deklarate homofobike nga ana e aktorit.

Për më tepër, Noizy pozon përbri Erion Veliajt, një aleat të mirënjohur të komunitetit LGBTQ në Tiranë.

Po Noizy, ç’ka me gay-t?

Gjithashtu, s’është hera e parë që Noizy komenton jetën seksuale të personave të tjerë. Rikthehemi në 2016-n, kur Noizy i tha Ledion Liços: “Fuck your awards! Shko bjeri b*thës, po bjeri haptas. Mos mbaj të dashur sa për mos të të dalë nami.”

Ç’është ky fiksim i reperit me seksualitetin e të tjerëve? Ç’rëndësi ka për të apo si e ndihmon argumentin e tij, me kë fle në krevat apo me kë do që të flejë në krevat, kundërshtari i tij? Realisht, nuk e kuptojmë.

Këto komente të pamenduara, ndikojnë audiencën e tij që më së shumti i përket grupmoshave të reja. Do s’do, Noizy është shembull për ata që e dëgjojnë, sidomos për veshët e të rinjve dhe prandaj duhet të kujdeset për gjërat që thotë të paktën jashtë kontekstit të këngës. Tregon papjekuri të përcjellësh mesazhe përçarjeje apo me tendencë homofobike te brezi i ri, kur qartazi, është qëndrim i gabuar.